osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati Romeo Kara: Nuk ka hipokrizi më të madhe se ajo e një pseudo heroi që pretendon se na dhuroi lirinë

Avokati Romeo Kara: Nuk ka hipokrizi më të madhe  se ajo e një pseudo heroi që pretendon se na dhuroi lirinë

NGA ROMEO KARA

Liria ka qene dhe do mbetet i vetmi kusht, per formesimin e dinjitetit dhe progresit.
Shume flasim per lirine, por po aq shume ndjejme se nuk jemi te lire, kushtozohemi nga hallet tona ekonomike apo frika per jeten, familjen, vendin e punes, biznesin etj.
Despotet dhe tiranet, pavaresisht maskes se tyre, ngjyres apo vendit prej nga vine, kane te njejtin qendrim armiqesor ndaj lirise, dhe atyre qe aspirojne per liri.

 

Hapi i pare i lirise, liria e shprehjes, kaq shume ka sfiduar njerezit dhe brezat ne kohe te ndryshme, saqe sot eshte sanksionuar ne shume kushtetuta si e drejta kryesore fill pas të drejtes se jetes.

Kur liria perdoret per te perkrahur drejtesine, e cila nuk mund te arrihet pa te verteten, dhe lirine per t’a shprehur ate, reagimi i te padrejteve eshte agresiv dhe instiktiv bashke, pasi liria e drejtesise gjithmone perballet me lirine per te bere krime dhe padrejtesi.

Nuk ka hiprokizi me te madhe se ajo e nje pseudo heroi, që pretendon se i dhuroi lirine nje vendi dhe qe akuzave me fakte e prova per vjedhje e korrupsion, i kunderpergjigjet me padi penale pafund per shpifje.

Duke qene krejtesisht i paafte per t’u perballur me mua, lidhur me akuzat dhe kallezimet penale per vjedhje, shperdorim dhe korrupsion, ish presidenti dhe njekohesisht ish kryeministri Berisha, ka kurdisur ne emer te djalit te tij Shkelzenit, nje numer jo te vogel padish penale perkundrejt meje, me qellimin e vetem per te me frenuar sado pak mua ne rrugen time, apo per te denigruar personin tim.
Eshte taktike shume e njohur dhe e perdorur juridike qe, kur nuk ke mundesi te godasesh faktin, atehere duhet te godasesh ate qe servir faktin, per t’a paraqitur si te pabesueshem perballe publikut dhe gjykates.

 

Edhe pse une kam perfshire nje numer jo te vogel personash ne kallezimet e mija, dhe natyrisht Saliun në secilen prej tyre, per cudi ai qe ngre padite per shpifje eshte i biri i Saliut i cili nuk rezulton i kallezuar prej meje.

Mendoj se Saliu do rrije gjate i fshehur pas Shkelzenit dhe ja kuptoj hallin, por qe te fshihet edhe mbas Izet Haxhise, mbas gjithe asaj c’ka ndodhur ne mes tyre, kete nuk do kete asnje llogjike qe do t’a pranoje. Une kam paralajmeruar opinionin se, Izeti u kthye tek i zoti, pasi qendrimi, denigrimi dhe armiqesia e paarsyeshme e Izetit kunder meje, nuk kishte asnje shpjegim tjeter, pervec se te nxitura sipas llogjikes nga nje marreveshje underground midis tij dhe Berishes, dhe e kushtezuar nga pengmarrja qe Berisha i ka bere Izetit nepermjet fakteve dhe provave qe Izeti i di mire.
Izeti i kthyer nepermjet arrestimit dhe jo vetedorezimit, e di mire cfare Berisha di per te, si dhe e kupton se ballafaqimi real me Berishen, implikon edhe ate edhe Berishen.

 

Duke luajtur rolin e nje njeriu te sinqerte, sejmeni i Berishes, kerkon te na percjelle idene se ai paska qene viktime e nje naiviteti te theksuar te tij, gje që Berisha ia ka keqperdorur.
Me deklaratat shkel e shko, te bera nga burgu kohet e fundit, ky “naiv kronik” shpifi paturpesisht vetem e vetem per ti sherbyer padronit te tij te perjetshem.
Me ne fund Shkelzen Berisha ne konkluzionet e tij, ne procesin penal perkunder meje, i referohet thenieve te Izet Haxhise, sikur une e paskam shtyre Izet Haxhine per te bere deklarime te rreme perkundrejt te birit te Saliut. Edhe pse ai dhe Saliu kane hedhur poshte cdo akuze te Izetit kunder tyre, sot me shkrim, firme dhe vule, Shkelzeni i referohet Izetit, e merr te mireqene dhe e perdor per mburoje. Nuk cuditem, pse roja i djeshem i Berishes sot behet mburoje nepermjet intriges dhe shpifjes, por me teper cuditem se si mendon Saliu se une do bie ne kurthin alla mysybet te radhes te Saliut.
Une kam shkruar ne adresen time ne FB, se Shkelzeni nuk duhet t’a harroje heroinen qe conte te Landi i Jasharit me makinen e te atit, dhe i permbahem teresisht asaj qe kam shkruar.

 

Gjithashtu kam thene se i jam referuar deklaratave publike te Izetit te dhena ne nje televizion publik.
Une postimin tim ne FB e kam bere ne 20 tetor 2017, ndersa Izeti e ka dhene intervisten e tij perballe gazetares Mira Kazhani ne 12 shtator 2014, pra tre vite perpara postimit tim ne FB.
Nga minuta e 18 deri ne minuten 21 te intervistes Izeti ka thene: Shkelzeni ne ate kohe ka qene i vogel, por qe ne ate kohe ka pas luksin, leket, por vetem nje rast ne 97 ne muajin Janar, se e mbaj mend si date ne 28 Janar, te Stadiumi Qemal Stafa ka marre nga nje person nga nje trafikant droge ka marre rreth 30 mil lireta. I ka thene qe me duhen per nje ndertesen e dajes se tij, qe po ben te blloku, dhe i kishte thene atij… qe ne ate kohe ka pas qejf lekun. Edhe disa here dmth qe keto jane me fakte, ka transportuar nepermjet makines qe perdorte familja tek vila e nje trafikanti droge ne Vlore ka transportuar heroine dhe aty ka marre shuma parashe…Jam i sigurte, e them edhe emrin tek vila e kujt e ka cuar, te vila e Landit te Jasharit ne Vlore…”.

 

Nuk ka pasur asnje komunikim apo marredhenie midis meje dhe Izetit ne vitin 2014, atehere kur ai ka bere kete akuze publike kunder Shkelzen Berishes, keshtu qe te hidhet e te sperdidhet nga mengjesi ne darke Shkelzeni dhe Izeti bashke, llogjiken kohore nuk mund t’a permbysin dhe faktet e njohura boterisht, nuk mund te fshihen.
Perkundrazi pervec deklarimit publik Izeti qe ne 25 Janar 2017, shume muaj perpara postimit tim ne FB, me ka rikonfirmuar vertetesine e asaj cfare une kam postuar me pas.

Konkluzionet e Shkelzenit, intervista dhe mesazhi i Izetit jane bashkangjitur.
Gjykimi eshte i lire.