osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati Romeo Kara: Me noçkat shtrigane të Monës, dhe qeshjet e Uriah Hipit Basha çdo protestë e humbet qëllimin…kthehet në turp!

Avokati Romeo Kara: Me noçkat shtrigane të Monës, dhe qeshjet e Uriah Hipit Basha çdo protestë e humbet qëllimin…kthehet në turp!

Nga Romeo Kara

As skërmitjet e atij që ka mbetur nga Berisha i dikurshëm, as tonaliteti fallco i zërit të Lulit dhe as shtrëngimi i noçkave me silikon tê Monikës, nuk ia “ngriti” moralin dhe nervin luftarak opozitës ish pozitë, edhe pse Rama i qorrollepsur në një qeverisje të pamotivuar dhe shkel e shko ia ka lënë portën bosh opozitës.

Instiktivisht çdokush e kujton më së miri se cfarë përfaqësojnë krerët e kësaj opozite mjerane, që argumentin e vetëm për të ardhur në pushtet ka vetëm dhunën dhe forcën.

Nëse Rama po marshon me shpejtësinë e breshkës drejt të ardhmes, kriminelët, abuzuesit dhe hajdutët që kanë marrë peng opozitën premtojnë realisht t’a tërheqin pa kthim ne regres vendin.

Kjo opozitë nuk bëhet dot opozitë dhe alternativë qeverisëse pasi nuk mund të ndahet nga e kaluara e pastër kriminale të abuzimit me pushtetin, pasi është thjesht zëdhënëse e interesave të klaneve Berisha, Meta etj si dhe nuk ka moralin minimal për të ndezur shpirtin e protestës.

Shumë më pak studentë, por me më shumë moral, e bënë qeverinë t’i vijë mendja vërdallë, por sapo mbas tyre u shfaqën noçkat shtrigane të Monës, lëvizja humbi sharmin e saj.

Fatkeqësisht opozita jonë është dukshëm më e kriminalizuar se qeveria dhe protesta e tyre më shumë se protestë për hallet dhe problemet tona është protestë ndaj të ardhmes së tyre të pasigurtë, por me shumë gjasa drejt llogaridhënies para drejtësisë.

Sistemi i drejtësisë, garant i zullumeve të pushtetarëve dhe ishpushtetarëve, po çmontohet pjesë-pjesë, duke alarmuar megahajdutët Berisha-Meta si dhe duke ia bërë të largët pushtetin sejmenëve të tyre.

Askush nuk shpreson në një ndryshim për mirë të Berishës, Metës, Lulit apo Monikës.
Askush nuk shpreson se këta do të qeverisin më mirë se sa kanë qeverisur.
Askush nuk shpreson se kjo aleancë llumi, e kalorësve të zinj të korrupsionit do jetë fytyra e Shqipërisë së nesërme.
Askush nuk shpreson se kjo opozitë mbështetet mbi parime demokratike, kur në prani të kryetarit të saj, goditet me grusht për një fjalë goje qytetari nga Pogradeci, vetëm dy ditë para protestës dhe pikërisht përpara kamerave.

Ata shfaqen si atavizma të një së kaluare të zezë, që më tepër se dëm real, mundohen vetëm të shantazhojnë të kërcënojnë.

I vetmi njeri që mund të sjellë në pushtet këtë lukuni regresive, është Rama.
Vetëm një keqqeverisje e tij, mund t’a bëjë të ndodhë kjo e pabërë.

Nëse ai qeveris për të majtën, larg oligarkëve, larg konçesionve dhe PPP-ve, duke suportuar me këmbëngulje instalimin e drejtësisë së re dhe duke iu prerë duart abuzuesve, opozita kurrë nuk do të ketë shans të riciklohet, dhe në protestat e saj do të përplaset rëndom, se kush do të bëj më shumë dëm, era e gazit lotesjellës apo era squfurike e shejtanit Berisha.