Nga Romeo Kara
Kur gazetaret spurdhjake predikojne perplasje civile, per t’a nxjerre perfundimisht jashte civilizimit kete vend.
Me neveri pashe dje, se si nga emisioni Opium i Klanit të Zi, nje gazetar i mllefosur deri në llakaçitje, me nje shqiptim fjalesh te denje per nje milingjitas, disa here pa ju dridhur qerpiku i syrit, predikoi perplasje civile dhe djegie kutish ne qershorin e ardhshem.
E dhimbsshme kur sheh se qenie te tilla letyra arrijne t’a mendojne se ata kane ndikim kaq negativ në popull.
Akoma me e dhimsshme nese ata realisht kane ndikim dhe arrijne kaq sukseshem të trazojne pambarimisht negativisht kazanin e mllefit te ketij populli.
Turp për prokurorine qe kete zjarrvenes nuk e ballafaqon me ligjin dhe pasojat e tij, por me mosveprime antiligjore frymezon negativitetin dhe ligesine e nxitesit të trazirave publike.
Turp për kedo qe nxitet apo ndikohet nga nje gazetar alifmatrak.
Ne duhet t’a ndajme mendjen perfundimisht për t’u radhitur ndermjet popujve të civilizuar, qe jetojne dhe zhvillohen duke respektuar ligjet dhe vetem ligjet.
Cdo perplasje vlerash, apo vlerash dhe antivlerash duhet bere mbi shinat e ligjit, duke refuzuar definitivisht ftesat për shkaterrim të vendit, stabilitetit dhe reputacionit te tij nderkombetar.
Me i veshtire se sa rindertimi i vendit, eshte rindertimi i reputacionit të vendit, reputacion të cilin po e paguajme shume shtrenjte.
Kemi vrare mjaftueshem deri me sot cdo besueshmeri tek nderkombetaret dhe investimi i huaj.
Nuk do të jemi pareshtur nje popull i pakorrigjueshem dhe i padenje per te perqafuar civilizimin europian, duke kembengulur tek zgjidhja e konflikteve politike me dhunen e rruges.
Në antiteze me shurren e bere ne deren e kryeministrise, shurra i do bere emisionit Opium te Klanit te Zi.
Kete pergjigje meritojne zjarrvenesit.