E kam justifikuar deri diku idjotizmin per të ushqyer madheshtine, tek ata burra shteti, qe në pushtet kane ardhur nepermjet nje lufte apo revolucioni, por kurre nuk e kam kuptuar dhe pranuar deshiren për madheshti, tek ata qe në pushtet kane ardhur thjesht me vote apo me emerim.
Madheshtia gjithmone lidhet me heroizmin, dhe si e tille behet qesharake kur kerkohet nga ai qe në pushtet ka ardhur nepermjet “heroizmit” të votes se vjedhur, mashtrimit, intriges dhe pazarit.
Madheshtia eshte nje kostum qe rri mjaft mire pas nje vdekjeje heroike dhe shume rralle për se gjalli.
Adem Jashari padyshim qe me vepren e tij, sot qendron si figure madheshtore, në dallim psh me Isa Mustafen qe kurre nuk e pati kete format edhe pse u be kryeminister.
Krijimi i unit, eshte semundje qe gjen vend në mjedise të paqyteteruara apo gjysem të qyteteruara si tek ne, ku sejcili qe hipen maje kalit të pushtetit, krekoset me madheshtine e karriges.
Sot kemi nje tufe me madheshtore apo gjigande sic i therrasin servilet, edhe pse punet na shkojne per ibret.
Kemi gjigandin Sali, gjigandin Rama, gjigandin Like, Monika, Luli, Gjuzi etj edhe pse në realitet jane punevegjel.
As në mocalin e Shrekut nuk gjeje kaq shume gjigande në të njejten kohe.
Megjithate gjigandizmi ashtu si cdo gje tjeter, vuloset jo kur je në zenit, por vetem në fund te jetes.
Gjigandet dhe madheshtoret e rremë, padyshim qe do të donin të ishin vete Zoti, por fatkeqesisht per t’a dhe fatmiresisht per ne, ata jane thjesht nje iluzion i rreme i madheshtise.
Ata pranuan te adhurohen si zot dhe e ushqyen me të gjitha format kete marrezi, por madheshtia e tyre zgjati realisht vetem nje cast, dhe tashme në perendimin e tyre ata jane bere plotesisht hija e vetvetes.
E gjithe kjo jete, në fund eshte vetem nje cast dhe asgje me teper, eshte nje prove per ate qe vjen me pas, eshte nje iluzion tundues dhe jo e verteta.
Kur të ikim do marrim me vete vetem veprat tona, ndersa madheshtine e rreme do t’a leme si mesim për ata qe kane mend dhe si litar telashesh për ata qe stresohen nga procesi i mendimit.
Qejfi paguhet o “gjigande”, madheshtia meritohet.