osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i Popullit raporton vetëm në Kuvend! Ilir Meta jashtë funksionit: Thërret në raport Avokaten duke shkelur Kushtetutën dhe i kërkon llogari si punonjësja e tij

Avokati i Popullit raporton vetëm në Kuvend! Ilir Meta jashtë funksionit: Thërret në raport Avokaten duke shkelur Kushtetutën dhe i kërkon llogari si punonjësja e tij

Ilir Meta, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca.

Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, gjatë takimit të zhvilluar me ta, për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor.

Kreu i Shtetit u njoh nga znj.Ballanca se edhe pranë Avokatit të Popullit janë parashtruar deri më tani mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.

“Shumë shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit dhe që banorët i kanë ngritur së fundmi edhe tek Presidenti i Republikës”, – sqaroi znj.Ballanca.

Presidenti Meta e nxiti Avokatin e Popullit të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme, në mënyrë objektive dhe të pavarur, vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara nga KEDNJ, Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit infrastrukturor “Vlorë-Orikum”.

Kreu i Shtetit theksoi se, nëse Qeveria dhe pushteti vendor, shmangin respektimin e të drejtave të qytetarëve, është detyra e institucioneve të pavarura dhe e Gjykatës, të kryejnë vlerësimin e çdo pretendimi sipas fushave të tyre të përgjegjësisë.

“Qytetarëve u nevojitet transparencë, pasi çdo projekt infrastrukturor i një rëndësie kaq të madhe duhet të jetë i mirëmenduar, i konsultuar sipas kërkesave të ligjit dhe duhet të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta, që me punën e tij, bën të mundur të garantohet funksionimi i shtetit ligjor, në respektim të të drejtave të njeriut. Ndaj pritshmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur”, – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm në këtë çështje edhe për faktin se rekomandimet e tij për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.

Por Presidenti Ilir Meta ka shkelour ligjin per Avokatin e Popullit qe sanksionon veprimtarine e ketij institucioni te pavarur.

Avokati i popullit ne baze te ligjit nr.8454, datë 4.2.1999, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me
ligjin nr.9398, datë 12.05.2005, shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr.155/2014, datë 27.11.2014: “PËR AVOKATIN E POPULLIT”, therritet per raportim vetem nga Kuvendi i Shqiperise! Presidentit e kryeministrit i dergon nje kopje te raportit!

ja çfare thote Ligji:

MARRËDHËNIET E AVOKATIT TË POPULLIT ME KUVENDIN, INSTITUCIONET E TJERA SHTETËRORE DHE ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE

Neni 26

Raportimi në Kuvend

Avokati i Popullit paraqet në Kuvend një raport vjetor, i cili diskutohet në seance plenare. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Raporti vjetor për vitin pasardhës duhet të paraqitet jo më vonë se 30 prilli i vitit në vazhdim.

Neni 27

Raportimet e veçanta në Kuvend

Përveç raportit vjetor, Avokati i Popullit mund të paraqesë, me nismën e tij ose me kërkesën me shkrim të Kryetarit të Kuvendit ose të një grupi deputetësh, raporte të veçanta, për çështje të ndryshme brënda funksioneve të tij, veçanërisht nëse ajo përbën shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore. Kryetari i Kuvendit vlerëson nëse ky raportim do të trajtohet:

në seancë plenare;
me shpërndarje të raportit;
në komisionet e përhershme të Kuvendit ose nënkomisionet përgjegjëse;
Edhe në këto raste, kopje të këtij raporti i dërgohen Presidentit të Republikës, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, si dhe organit më të lartë epror, vartësit e të cilëve janë përmendur në raport.

Neni 28

Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit shqyrtohet në Kuvend brënda 3 (tre) muajve nga depozitimi.

Raportet e veçanta të Avokatit të Popullit diskutohen në Kuvend brënda 2 (dy) muajve nga depozitimi. Nëse raporti vjetor ose raportet e veçanta nuk diskutohen nga Kuvendi, brënda afateve të parashikuara në këtë dispozitë, Avokati i Popullit ka të drejtë të publikojë raportin. Në çdo rast të shqyrtimit të këtyre raporteve nga Kuvendi, Avokati i Popullit publikon gjithashtu rezolutën e Kuvendit ose format e tjera të reagimit parlamentar.(TemA)