Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai tha se nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të ishte sot kryeministër, do na kishte mbyllur të gjithë në shtëpi, vaksinim me detyrim, si edhe masa të forta policore lockdowni.
Sipas tij, të njëjtin plan ndjek dhe kryeministri Rama, por me kujdes duke testuar popullin.
POSTIMI I PLOTË
“Keq më vjen, por Lyli po të ishte Kryeministër (sikur, dmth në një univers paralel), do ju kishte mbyll të gjithëve në shtëpi, vaksinimit me detyrim edhe për foshnjat e gjirit, masa policore lockdowni, etj, etj.
Ndërsa lulzimsat që keni në FB do ishin edhe në rrugë patronazhista shumëzim 10fish çarës trapi si policë PLANdemie…
Edhe Rama këtë plan ka por ecën më me kujdes, teston çdo ditë dynjanë sa mban në kurriz pa hedh vickla të rrezikshme, si puna e gomarit.
Lylit sia ndje hiç për vicklat..
Ja lexoni sot qëndrimet e PD që po kritikojnë Ramën për paaftësinë që po tregon për të na detyruar të gjithëve të vaksinohemi me 3, 4, a5 doza, maska kudo, orare,.. Eh të ishte PD në pushtet…”