Avokati penalist Alban Qafa ka sqaruar ditën e djeshme për TV “Fax News”, se rrethanat e ngjarjes së djeshme janë të dyshimta, pasi sipas tij duke njohur burgun e Peqinit për shkak të detyrës “është e pamundur që arma të ketë hyrë brenda me dron”.
Sipas avokatit, kushtet e burgjeve të sigurisë së lartë janë të pamundura të thyhen nëse nuk ka një “tradhëtarë” nga radhët e brendshme të IEVP-ve.
Avokati i njohur sqaron opinionin, se nëse droni do të kishte hyrë brenda perimetrit të burgut, janë të paktën 9 polic vend roje, të cilët do e kishin spikatur objektin e dyshimtë.
Madje ai ka sjellë dhe një shembull të një IEVP, kur një oficer i policisë së burgut të Shënkollit, ka qëllar dhe neutralizuar dronin që po porvohej të futej brenda perimetrit të burgut.
Pas kësaj ngjarje ky burg është pajisur me sistem antidron, i cili nuk lejon të futet asnjë objekt i tillë 100 metra afër perimetrit të sigurisë së burgut.
Ndër të tjera, avokati sqaron se dhe nëpërmjet elektroshtëpiakeve apo pajisjeve elektronike sot është e pamundur futja e një arme në burg, pasi që pas ngjarjes së burgut të Drenovës, ku u arratisën 7 të burgosur pasi familjarë të tyre kishin futur armën brenda një frigoriferi, të tilla pajisje nuk lejohen të futen më përmes familjarëve, por nga biznese të kontraktuara që bëjnë shitjen e këtyre pajisjeve.
Për më tepër ndiqni më poshtë sqarimin e plotë të avokatit: