osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i Izet Haxhisë: Do rihapet dosja “Hajdari”, vendim për të bashkëpunuar me drejtësinë

Avokati i Izet Haxhisë: Do rihapet dosja “Hajdari”, vendim për të bashkëpunuar me drejtësinë

Izet Haxhia, ish-trupoja e ish- presidentit Berisha dhe një prej personave të dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka nisur përgatitjet për t’u përballur me drejtësinë.

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, ai ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit.

“Z. Haxhia u dorëzua me vullnetin e tij në Policinë turke, pasi Gjykata e Lartë atje vendosi që të ekstradohej. Me dëshirën dhe vullnetin e tij ai kthehet në atdhe pas 18 vjetësh, për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe për të treguar pafajësinë e tij në çështjen e bujshme të vitit 1998.”Avokati Dashi është kontaktuar nga Panorama, të cilës i është shprehur se ka nisur përgatitjet për procedurat e ekstradimit dhe shumë shpejt Haxhia do të vijë në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm, dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë.

“Ne do të kërkojmë rigjykim dhe hapjen e çështjes nga e para, pasi z. Haxhia që nga dita që ka nisur procesi gjyqësor dhe deri në këto momente, nuk ka qenë prezent në asnjë seancë pyetjesh apo seancë gjyqësore. Dhe mos prezenca e tij gjatë procesit e bën nul vendimin e Gjykatës. Në këto kushte, ai kthehet me vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe të tregojë pafajësinë.”

Avokati është pyetur nëse rihapja e dosjes prek edhe të dënuarit e tjerë të çështjes “Hajdari”, po ai nuk preferoi të bënte komente për personat e përfshirë.

“Unë përfaqësoj zotin Haxhia dhe për këtë arsye nuk marr përsipër të komentoj për persona të tjerë”, shtoi Dashi.

Lidhur me kohën se kur mund të mbërrijë Izet Haxhia në Shqipëri, avokati tha se po bëhen përgatitjet, edhe pse nuk ka një datë fikse, për shkak se procedurat zgjasin, si nga pala turke ashtu edhe nga ajo shqiptare.

Rreth katër ditë më parë, ish-truproja i Berishës njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte vetëdorëzuar në Policinë turke, pas vendimit të Gjykatës së Lartë atje për ta ekstraduar në Shqipëri.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në Policinë turke”, shkruante ai në profilin e tij në Facebook.

Haxhia është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë. Izet Haxhia është arratisur në Turqi, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka akuzuar gjithnjë Berishën se është vrasësi i vetëm i Azem Hajdarit, dhe në mbështetje të akuzës së tij ai do të paraqesë fakte tronditëse për vrasjen e deputetit shqiptar.