osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i Izet Haxhisë: Azemi u v.ra në vend të Berishës! Ja dredhia e tij dhe si e nxori në pritë!

Avokati i Izet Haxhisë:  Azemi u v.ra në vend të Berishës! Ja dredhia e tij dhe si e nxori në pritë!

Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari vijon të jetë ende e pa zbardhur. Të shumtë kanë qenë ata, të cilët kanë reaguar për këtë ngjarje, duke sjellë dhe ndarë me audiencën versionin e tyre. Por, teksa sot mbushen 21 vjet nga vrasja e ish-liderit të dhjetorit, kjo ngjarje vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes në Shqipëri dhe jo vetëm. I pari që shprehu interes për këtë ngjarje është Kuvendi i Shqipërisë, i cili sot do të mbajë homazhe në varrin e Azem Hajdarit.

Gazeta ka mësuar se grupet parlamentare të Kuvendit, nën kujdesin e kreut të këtij institucioni, Gramoz Ruçi, do të organizojnë sot homazhet në varrin e ish-deputetit, që u vra para selisë së PD-së 21 vjet më parë. “Nesër, më datë 12 shtator, në ora 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari, (Varrezat e Dëshmorëve)”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë. Mirëpo, organizimi i homazheve për ish-deputetin Hajdari, nën kujdesin e socialistëve, vjen në një moment tepër delikat, pasi jo vetëm që një aktivitet i kësaj natyre ndodh për herë të parë, por çështja “Hajdari” vijon të jetë ende në gjykatë. I akuzuari kryesor për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe ka nisur betejën e tij me drejtësinë, ku përveç këmbënguljes së tij se është i pafajshëm, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së ish-deputetit Hajdari. Pra, organizimi i homazheve nga ana e Ruçit, është një sinjal i qartë për Berishën, duke i treguar se socialistët jo vetëm që nuk kanë gisht në atë ngjarje, por janë të vendosur për ta zbardhur ngjarjen.

Avokati i Haxhisë akuza Berishës

Por vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari ka shprehur edhe vetë avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri. Ka qenë avokati i zotit Haxhia, Idajet Beqiri, ai i cili e ka pohuar një gjë të tillë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ishte organizatori i vrasjes së Hajdarit. Në këtë kontekst, zoti Beqiri theksoi se Berishës i interesonte vrasja e ish-liderit të dhjetorit, për të thelluar krizën e fituar kredo. Sipas tij, Hajdari ishte viktimë aksidentale, pasi vrasësit që qëlluan ish-deputetin kishin si target për të eliminuar Berishën dhe jo atë. “Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari 21 vjet më parë ishte krimi më i rëndë që u porositë për të thelluar më tej krizat permanente politike anti-shtet, anti-demokraci, anti-institucione që i inicionte, i zhvillonte dhe i ekzekutonte me bashkëpunëtorët e tij Sali Berisha. Vrasësit e Azem Hajdarit nuk kishin asnjë qëllim që të vrisnin ish-deputetin Azem Hajdari. Ata erdhën pranë Selisë së PD dhe zunë prit për të vrarë Sali Berishën, të cilin e bënin përgjegjës për një sërë vrasjesh në Tropojë, në Familjen “Haklaj” dhe në gjithë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Berisha e çoi në pritë Hajdarin

Duke u ndalur në detaje të 12 shtatorit, avokati i Izet Haxhisë zbuloi se ish-deputetin Azem Hajdari, e çoi në pritë ish-kryeministri Sali Berisha, ku për pasojë agresorët e vranë. Në këtë kontekst, zoti Beqiri theksoi se shënjestra nuk ishte Hajdari, por Berisha, ndërsa shtoi se ish-deputeti u vra, pasi doli para vrasësve me armë në dorë, veprim ky që u pa si kërcënim nga agresorët. “Ata kishin orë të tëra që qëndronin në pritë pranë Selisë së PD dhe janë vënë re për herë të parë nga mbesa e Sali Berishës, e cila dy herë brenda asaj dite i ka shkuar Berishës në zyrë dhe i ka folur me shqetësim për makinën dhe personat e armatosur brenda saj që qëndronin pranë Selisë së PD. Berisha, në vend që të njoftonte menjëherë agjencitë ligjzbatuese , thirri në zyrë Azem Hajdarin dhe duke i “mikluar” sedrën dhe “burrërinë”, e nxori atë në prit për “t’u sqaruar” me vrasësit. Gabimi fatal i Azem Hajdarit ishte sepse doli me armë në dorë dhe u drejtua nga vrasësit, duke i vënë ata në një pozitë të vështirë, pasi ata, sikurse theksuam, nuk e kishin në planin e tyre vrasjen e ish-deputetit”, nënvizoi Beqiri.

Rigels Seliman