Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Izet Haxhia duhet të jetë nën mbrojtje maksimale, pasi është dëshmitar në çështjen Haklaj, të cilën tani po e heton SPAK-u.
“SPAK po heton vrasjet e Haklajve dhe vrasjet e bëra. Ky institucion po heton atë ngjarje.
Dhe Izet Haxhia është një dëshmitar okular për këtë ngjarje, si e tillë ai duhet ruajtur në kushte të larta sigurie.
Izet Haxhia ka informacion. Unë jam munduar të jem bashkëpunues me drejtorinë e burgjeve edhe në rastet kur ai ka shpërthyer në incidente ose grevë urie, unë jam treguar bashkëpunues.
Madje edhe kur makina që atë po e çonte në gjykatë u përplas, ai e quajti tentativë për vrasje.
Por, vete drejtoria e burgjeve nuk duhet ta lejonte këtë incident tjetër.
Sot Izet Haxhia ishte në gjykatë për të llogaritur dënimin e tij, duke zbritur ditët e paraburgimit”, u shpreh Beqiri për Dritare TV.