osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i familjes Meta dhe Republika e Re si klon i PD

Avokati i familjes Meta dhe Republika e Re si klon i PD

Protagonizmi politik i Presidentit të Republikës me një akt antikushtetues, duke refuzuar një ministër të propozuar nga Kryeministri, ka ngjallur shpresë tek opozita për herë të tretë në pak muaj.

Së pari ishte Meta me refuzimin e Lleshit dhe më pas u tërhoq, më tej studentët që debuan opozitën dhe tani së treti sërish Ilir Meta, me protagonizëm politik duke u përballur egërsisht me kryeministrin si të ishte Lideri i opozitës.

Në krah Ilir Meta ka edhe Lulzim Bashën si avokat dhe gruan e tij Monën që bashkë drejton opozitën. Luli i një PD-je të klonuar dhe Mona partinë e burrit të saj që e kemi përkohësisht president.

Ka ndodhur pikërisht ajo që nuk i duhej PD-së së vërtetë, që Basha ose nuk e kupton ose bën rolin e budallait. Ciftimi i tij i mëtejshëm me Ilir Metën dhe LSI, thjesht e varros më tej opozitën dhe PD-në e tij të klonuar në Republikë të Re.

Luli me atithmetikën e tij 7*7 bëjnë 42, mbledh numrat e vitit 2017 dhe krijon mazhorancë dhe shikon ëndrat si kryeministër. Këtu është edhe thelbi i problemit. Kryeministër nuk bëhesh dot me ëndra dhe arithmetikë të mësuar keq.

230 mijë vota më pak se në 2013, Luli i gjen vetëm tek Vangjush Dako apo blerja e votes, që në fakt qofshin edhe 30 apo 50 mijë mungojnë gati 200 mijë të tjera. Këto nuk i zëvendëson dot as LSI e as PDIU. Këto i zëvendëson vetëm PD dhe demokratët, por edhe ata që nuk besojnë tek Basha.

Këtë mungesë votash Basha, nuk e shikon tek thelbi i problemit që është kloni i PD, partia e tij Republika e Re, sjellja e tij dhe profili politik që përfaqëson, përcarja që nxir, kontrrolli i kunatit mbi partinë, fakti që është gjumash dhe i pabesueshëm tek bashkëpunëtorët, rrethimi me servila e kllouna të neveritshëm, paaftësia për të ngritur një ekip politik të besueshëm dhe vuajtja që ka, për tu bërë lider mbi Sali Berishën në opinion publik, por që të gjithë e shohin si zar të doktorit.

Basha bën gjithcka, ai bën sikur harron debatet me LSI-në dhe vetë Ilir Metën, kur këta të fundit ishin në qeveri me Rilindjen, harron që tha se sdo ketë koalicion me LSI se janë bandë hajdutësh, harron se ishte LSI ajo që solli Rilindjen në pushtet, harron ministrat e saj hajdutë dhe se kryetari i saj është president i PS edhe pse bën “gjoja”, harron që LSI rrezoi PD nga pushteti, harron Ilir Metën me bllok në dore etj etj.

LEXO EDHE: Nga Armand Shullaku/Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër
Mjafton që Basha të ketë shumicën e numrave mekanikisht, por harron se bashkë me LSI në koalicion kloni i PD, Republika e Re, mund të marrë edhe më pak vota për shakak të urrjetjes që ka ndaj kësaj cete hajdutës të paepur që përfaqësohet nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Meta u rrit me vota në 2013 falë faktit se ishte bashke me partinë natyrale nga ku kishte lindur, si forcë për pazare pushteti. Në 2017 morri serish vota sepse u duk viktimë e dy të mëdhajave që donin ta shtypnin, dhe sot në krah të Lulit duket si prostitutë semafori që shkon me klientin e rradhës.

Dhe përtej sjelljes së LSI-së dhe cfarë përfaqëson banda e Monikës dhe Ilir Metës, PD nuk ka nevojë të jetë avokate e tyre. Meta nuk mund të shihet si shprese nga opozita dhe demokratët, ai duhet të shihet si kanceri politik që duhet larguar.

Një qëndrim në opozitë me parime vlen më shumë sesa Likja, Mona dhe LSI. Kur flet për oligarkë e korrupsion edhe nga ana tjetër ke në krah Meten e Monën që vetëm vendosin gjoba ndaj biznesit, sëmundje që ka zënë dhe Lulit, cdo gjë shumëzohet me zero. Kur ke ata në krah cdo akuzë bëhet më e pabesueshme, kur ke ata në krah stë pranojnë as studentët dhe firojnë demokratët e ndershëm.

Sot PD e klonuar në Republikë e Re, nuk duhet të bëjë më tej avokatinë e Ilir Metës si shpresë opozitare, kjo rrudh edhe më tej opozitën e vërtetë dhe forcon atë që zgjodhi Rama ta linte në krah të Lulit, që në fakt nuk mund të jetë kurrë shumicë.

Basha duhet të gjejë forcën të ndahet nga LSI, të shkojë në zgjedhje me aleatët tradicionalë, të bashkojë PD-në, të ndërtojë ekip dhe program të besueshëm, vetëm kështu rritet PD e vërtetë dhe bëhet shumicë, ndryshe kloni Republika e Re do vazhdojë të zvogëlohet cdo ditë po të bëjë avokatinë e Ilir Metës dhe të ecë më Monën e LSI në krah.

Por Luli duket se ska hall të bëjë opozitë të vërtetë dhe të rrisë PD, atij i duhet kloni ta përdorë për vetën e tij, se për demokratët e shqiptarët as ka menduar dhe as ka për të menduar kurrë./CNA.al