Avokati Altin Goxhaj ka folur dje me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Ai e akuzoi Bashën se e ka kthyer PD-në në një arkivol me një kufomë brenda e cila po qelb vendin.
Goxhaj tha për Faxnews se Shqipërisë i mungon opozita, pasi Partia Demokratike nuk ekziston më për faj të Bashës, i cili e ka çuar drejt degradimit.
“Këtu ne do bëjmë agorën tonë, për të mbrojtur qytetarët nga mungesa e një opozite dhe përballë diktaturës. Në këtë moment është vërtetuar që nuk ka parti opozitare, ka vetëm një kufomë, një zombi që quhet Partia Demokratike.
Ka qenë PD, nuk është më. Tani është vetëm një arkivol me një kufomë që po kalbet dhe po qelb gjithë dynjanë. Arsyeja e vetme është Lulzim Basha, kurse shkaku kryesor quhet Soros”, tha Goxhaj.