1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Avokatët e Veliajt: Fillimi i procesit nga një letër anonime është në shkelje e ligjit: Publikut i është dhënë qëllimisht informacion i cunguar

Avokatët e Veliajt: Fillimi i procesit nga një letër anonime është në shkelje e ligjit: Publikut i është dhënë qëllimisht informacion i cunguar

Grupi i avokatëve të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cilësojnë jo ligjor fillimin e procesit kundër tij bazuar mbi një letër anonime.

Në një takim me gazetarët, avokatët e cilësuan këtë proces një praktikë abuzuese, ndërsa theksuan se në rastin konkret nuk plotësohet asnjë nga kushtet për të nisur një hetim, pasi nuk ka as kallëzim dhe as ngjarje.

“Fillimin e procesit nga një anonimat ne e vlerësojmë si një precedent jo ligjor. Ky proces ka filluar nëpërmjet një vetting-u që i është bërë z. Veliaj për një periudhë 20 vjeçare. Në krahasim me gjithë praktikën e hetimeve të një karakteri të tilla, kjo nuk ka ndodhur në asnjë çështje tjetër.

Për këtë ne deduktojmë se është një praktikë abuzive, duke e lidhur edhe me anonimatin, i cili ka bërë kallëzimin, sepse kuptohet që organi i prokurorisë, si organ procedues, si autoriteti i vetëm i hetimit dhe çuarjes së çështjes në gjyq, vepron mbi një kallëzim ose mbi një ngjarje.

Në rastin konkret ne nuk konstatojmë një ngjarje. Nuk konstatojmë as edhe një kallëzim të një personi të dëmtuar, ose ndryshe të një ‘viktime të caktuar’”, tha avokati Maks Haxhia. Një tjetër problematikë që vlerësohet nga avokatët është edhe shpërndarja në mënyrë të qëllimshme e informacioneve të cunguara në media.

“Dua t’ju bëj me dije se nga informacioni që i është dhënë publikut në lidhje me gjithë këtë çështje, konstatojmë se ka mangësi dhe informacioni nuk është i plotë. I janë dhënë publikut pasazhe të caktuara lidhur me episodet, të cilat janë objekt hetimi dhe janë fiksuar nga organi i prokurorisë në materialin mbi të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për z.Veliaj dhe masa të tjera për të gjithë pjesëmarrësit”, tha avokati.