Cdo pushtet, me veprimet e tij, na ka bindur se, shteti eshte i tij, pavarësisht se, cfare ka deklaruar e shkruar neper kushtetuta dhe ligje ne zbatim te saj.
Shkruhet e thuhet se, sovrani eshte populli, por ne realitet gjithmone sovrani ka qene pushteti dhe tentakulat e tij, oligarkia, krimi, media dhe sistemi i kapur i drejtesise.
Pikërisht keta jane ne vija te trasha “deep state”, qysh prej kohes kur shpallem pavaresine.
Njerezit e thjeshte dhe pa pushtet, jo vetem qe nuk e ndjejne veten pjese te sovranitet mbi shtetin, por, ndjejne braktisjen prej tij, qenien te huaj per të dhe ne shume raste peshen e rende te shtypjes prej tij.
Fati dhe jeta e tyre ne të nuk rrjedh sipas vullnetit te tyre te kanalizuar sipas parashikimeve kushetuese, shtetit ligjor dhe te se drejtes, por sipas vullnetit te “deep state”.
Ajo cfare njeriu i thjeshte ka bere deri me tani individualisht, ka qene vetem largimi prej Atdheut, per te nxjerre veten dhe familjen nga kurthi pemgmarres i fatit te tij, pikerisht nga ky uzurpim i shtetit prej pushetit.
Ajo cfare duhet bere, eshte rikthimi i shtetit tek sovrani dhe vendimmarrja e tij nepermjet ushtrimit te demokracise se drejtperdrejte nepermjet referendumeve, tek drejtesia dhe tek shinat e ligjit.
Pa perballje, pa solidarizim te bazuar ne vlera dhe jo ne emra, pa mosbindje civile ne cdo rast te mosrespektimit te kushtetutes dhe ligjeve, nuk do te mund te ndodhe kjo.
A eshte e pamundur nje gje e tille?
Sigurisht qe po.
Se pari duhet te zgjojme vullnetin per ndryshim, solidarizim dhe perballje, duke pare te verteten ne sy dhe konsideruar se zgjidhja fle brenda nesh, brenda vlerave te ndrydhura dhe shtypura qe ne gjeneze.
Pa vrare friken, nuk mund te bejme asgje, me pas…