Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Venezuelë.
Ngjarja e rëndë u shënua në Salto Angel, kaskadën më të lartë në botë.
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Luis Riverol deklaroi se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të rikuperuar kufomat.
Avioni një Cessna 2016, humbi kontaktin me kullën e kontrollit pak pasi kërkoi ndihmë.
Më konkretisht piloti informoi se do tentonte një ulje emergjente për shkak të një furtune.
Autoritetet vendase kanë nisur një hetim për të kuptuar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.