Marie Gusho, vajza e shkrimtarit Lasgush Poradecit, ka reaguar pas polemikave për vendimin e kryeministrit Edi Rama, që avionët e “Air Albania” të mbajnë emrat e shkrimtarëve të shquar, mes të cilëve edhe atë të babait të saj.
Ndërkaq, vajza e poetit të ndjerë, e cila këto ditë ka parë të shkruhet nga gjithkush emri i babait të saj, është revoltuar për faktin që shumë as nuk ia dinë emrin dhe shkruajnë “Lazgush” në vend të “Lasgush”.
“Falenderoj të gjithë ata kllouna handikapatë fejsbukiane, që të paktën ia mësuan emrin se nuk e dinin. Quhet Lasgush dhe jo Lazgush. E kupton o shqiptar- o hajdar, pse ke ngelur në fund?”, shkruan e revoltuar ajo.
Vajza e poetit edhe më parë ka shprehur dakordësinë e saj me këtë zgjedhje të Ramës.
“Më shumë se sa gënjeshtra, që i ka këmbët e shkurtra, është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi.
Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen.
Le të pëllcasin Zoti kryeministër”, shkruan ajo.