Vajza e Lasgush Poradecit ka reaguar pas polemikave për vendimin e kryeministrit Edi Rama, që avionët e “Air Albania” të mbajnë emrat e shkrimtarëve të shquar, mes të cilëve edhe atë të babait të saj.
“Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë.
I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi.
Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin.
Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot?
Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen.
Le të pëllcasin Zoti kryeministër”, shkruan ajo.