osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aventura e arratisjes së Robert Rados me vëllain e Besim Zekthit nga liqeni i Pogradecit

Aventura e arratisjes së Robert Rados me vëllain e Besim Zekthit nga liqeni i Pogradecit

Sapo makina del sipër, në Qafën e Thanës e shfaqet pamja e kaltër liqenit si në një ekran filmi, Robert Rado, përlotet dhe zhytet i tëri në një meditim të thellë me syrin pranë xhamit të makinës. Ka mall e brengë për këtë liqen. Zbret Qafën e Thanës dhe ai i afrohet bregut të liqenit. Llokoçitja e dallgëve dhe grishjet e pulëbardhave e sjellin në atë ditë të vjeshte, kur ai së bashku më shokun e tij Besnik Zekthin, i bënë një sfidë diktaturës komuniste.

Vështron vendin, ku ata u nisën atë mbrëmje pranë lulishtes “1 Maji”, ku sot janë vendosur motopompat e pastrimit të kolektorit. Me syrin e malluar ai vështron vendin rreth e rrotull. Edhe pse në një moshë të thyer, me flokë të zbardhura krejt, atij i vijnë imazhe në kujtesë si një forme dashurie dhimbje e makthi. “Jeta ime është një kalavar i mundimshëm çnjerëzor, burgje e ndëshkime, por lirinë nuk e mbajtën dot në pranga”, thotë ai. Njerëz si Robert Rado i bënë sfidë diktaturës komuniste .

Ngjarja
Me Robert Rado jam njohur krejt rastësisht para pak ditësh në breg të liqenit duke bërë plazh. Një miku i Robertit, Edmond Karanxha ngrihet i shqetësuar dhe shikon që Roberti ishte futur në liqen për të notuar. Kishte mbi dy orë që notonte dhe nuk dukej gjëkundi mbi sipërfaqen e liqenit. Së bashku me Edmondin qëndruam, shkuam tek moli dhe vetëm pas më shumë se 20 minutash, u duk një kokë thinjoshe mbi sipërfaqen e kaltër të liqenin.

Edmondi mori frymë thellë dhe tha “ja ku po vjen, ai është”. U ulëm në një lokal në breg dhe po pinim nga një kafe. I thamë se na shqetësoi, pasi kishte më shumë se dy orë që notonte. Ai na pa dhe me nënqeshje na thotë se, unë e kam kaluar me not në vjeshtë këtë liqen e jo tani. Roberti është tip modest, nuk do që të flas për historitë e tij me plot detaje.

Si u nisët, apo si e morët iniciativën të “arratiseshit” Robert?
Ka qenë data 22 shtator dhe pasi e kishim lidhur fjalën me Besnik Zekthin (vëllain e Besim Zekthit) se do të arratiseshim nga liqeni i Pogradecit. Besniku ishte notar, ai ishte edhe komunist, por nuk e donte regjimin komunist. Data 22 shtator 1986 shërbeu si datë çmallje me njerëzit e dashur, por pa iu treguar se do të arratiseshim. Unë mora djalin tim të vetëm Kreonin (i cili atëherë ishte vetëm katër vjeç) së bashku me disa nipër dhe mbesa që i doja shumë dhe i çova me biçikletë pranë një dyqani akulloresh në afërsi të korpusit të Universitetit.

Më pas Kreoni më kërkoi që ta hipja në një motor, madje bëmë edhe një foto…Më 23 shator 1986 herët në mëngjes, me Besnikun i hipëm trenit për të shkuar nga Tirana në Pogradec. Mbërritëm në mesditë në qytet. Bëmë plazh dhe e vendosëm që të niseshim pikërisht këtu, sapo të binte mbrëmja. Rreth orës 20-00 të mbrëmjes, sapo ra nata u lëshua i pari Besniku.

Ai i zhveshi rrobat dhe i vendosi poshtë një tubi të trashë çeliku ku merrej ujë nga liqeni për vaditje. Sapo u nis Besniku, pas pesë minutash u futa edhe unë në liqen, por u hodha me gjithë rroba. Në breg lashë vetëm një çantë sportive ku brenda kisha një thikë të vogël. Rrobat i hoqa nga trupi duke notuar. Notuam të shkëputur nga njëri-tjetri. Kufiri kontrollonte liqenin me dy prozhektorë të fuqishëm.

Sapo shikoja prozhektorin zhytesha në ujë. Nëpërmjet tyre u orientova. Fillimisht eca drejt thellësisë, më pas preva diagonale në drejtim të Tushemishtit. Mbaj mend që kam notuar rreth 5 orë. Kur kam dalë në bregun tjetër rreth orës 1:00 pas mesnate, isha i sfilitur. Po ngrija. Kisha qëndruar pesë orë në ujë, i cili nuk ishte si tani në verë, pasi kishin filluar shirat e vjeshtës.

Ku shkuat pasi dolët matanë kufirit?
Pashë një zjarr pranë një kopshti. U afrova pranë zjarrit për t’u ngrohur. Aty duket ishte një roje që ruante kopshtin me mollë, i cili u tremb nga unë kur më pa të zhveshur krejt. Unë e kuptova që do të lajmëronte policinë dhe qëndrova aty pa lëvizur duke u ngrohur rreth zjarrit. Rreth orës 5 të mëngjesit vjen një xhip me dy policë dhe një civil dhe më marrin dhe më çojnë në burgun e Ohrit.

Sa kohë qëndruat në burg?
Më nxorën para gjykatës dhe më dënuan me një muaj burg. Unë iu kërkova në gjyq statusin e një të burgosuri politik, pasi kisha qenë në burgun e diktaturës komuniste.

Pse kishit qenë herë të tjera në burg?
Po dhe dy herë të tjera për tentativë arratisje, madje tentative e parë ka filluar kur unë isha 16 vjeç kur së bashku me dy shokë, bëmë një trap për t’u futur në një anije të huaj dhe të fshiheshim në vapor deri sa të shkonte anija në Itali. Por atëherë e quajtën si punë kalamajsh dhe bëra vetëm një muaj burg. Më pas tentova së bashku me tre shokë të arratiseshim nga Rakicka e Devollit, por na spiunoi njëri dhe na arrestuan në kufi. U dënova 8 vjet burg në burgun e Spaçit.

Jua dhanë statusin në gjykatën jugosllave të Ohrit?
Jo, një muaj kam parë një terror psikologjik të paparë në hetuesi. Ata ishin të bindur se neve na kishte hedhur Sigurimi i Shtetit si agjentë dhe nuk besonin se kishim kaluar liqenin me not. Kështu më datën 16 tetor, na morën me një skaf dhe na futën në mes të liqenit së bashku me një ekspert noti dhe të dy me Besnikun (me të cilin u takova në burgun e Ohrit edhe ai ishte dorëzuar në polici dhe kërkonte statusin e emigrantit politik) na lëshuan në liqen dhe na thanë të përshkonim me not një distancë prej disa orësh. Ne e kryem distancën dhe ata u bindën që kishim kaluar nga liqeni me not.

Po më pas, çfarë ndodhi?
Na transferuan pas një muaj në Beograd. Edhe aty vazhdonte dhuna psikologjike nga hetues të ndryshëm civilë që na merrnin në pyetje. Unë u kërkova një mjek, pasi kisha dhimbje të veshkave, por nuk më sollën. Pas një muaj në kampin e refugjatëve aplikuam. Unë dhe Besniku aplikuam për në SHBA. Fillimisht qëndrova në Detroit, pas një viti shkova në Nju Xhersi dhe një vit tjetër në Kenerike dhe më pas në Boston ku vazhdoj të jem edhe sot. Në vitin 1990 kam punuar tek restoranti i famshëm i Vipave të shqiptarit, Antonio Athanasi si kamerier.

Po familja e mori vesh arratisjen?
Po, pas një viti kam gjetur një kosovar dhe i kam thënë që nga Durrësi të postonte një letër me një foto brenda për në Skrapar tek njerëzit e nuses. Letra mbërriti dhe kështu ata e morën vesh.

Si e tërhoqët familjen në Amerikë?
Pas shthurjes së sistemit, gruaja së bashku me djalin u futën në korrik të vitit 1991 në ambasadën italiane dhe më pas unë i tërhoqa në Boston. Është një moment i tmerrshëm. Djali nuk më njohu më qëndronte si i huaj…Më pas jeta vazhdoi me dinamikën e saj. Kreoni djali ynë i vetëm ishte drita e gëzimit. Ai u shkollua, por me një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë. Në sendet e tij personale ishte një flamur shqiptar që ai e merrte me vete ngado që shkonte. Kreoni ndonëse iku i vogël nga Shqipëria vetëm 7 vjeç, por gjithmonë kujtonte një fjalë, që i kishte vrarë shpirtin, kur shokët i thoshin në klasën e parë: “Këtij i është arratisur babi”.

Në Amerikë, pasi u bashkuat me familjen, gjithçka ndryshoi për mirë?
Fillimisht ashtu ka qenë. Djali më solli një gëzim të paparë. U rrit, u edukua u shkollua dhe punoi për 5 vjet si marinar në flotën detare në Virxhinia, por pikërisht në fund të këtij misioni, pikërisht dy vite më parë, më datën 31 gusht 2011, djalin Kreonin (pjesën më të mirë të jetës sime) në moshën 27 vjeçare e humba nga një aksident (qan me dënesë.) Ka një video nga ceremonia mortore dhe letrën ngushëlluese të Presidentit të SHBA, Barak Obama.

Pse kaq i lidhur me Pogradecin dhe me liqenin e tij? Pse vini dy muaj çdo verë nga Amerika këtu?
Tek ky liqen unë gjeta lirinë time të munguar në diktaturë dhe tek ky liqen unë dua që të vdes. Ja kështu, duke notuar me orë të tëra… Sa më thellë shkoj më duket sikur i afrohem djalit tim Kreonit, sikur bashkëbisedoj me shpirtin e tij, aty midis valëve të liqenit…
Tashmë kjo histori me të gjitha detajet, së shpejti do të dali në një libër autobiografik të Robert Radit, madje ndaj kësaj historie është joshur një regjisor i famshëm amerikan, i cili kërkon që ta realizojë film artistik