osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avancon reforma në drejtësi, rriten stafet dhe buxhetet për KLGJ e KLP

Avancon reforma në drejtësi, rriten stafet dhe buxhetet për KLGJ e KLP

Reforma në drejtësi duket se po ecën me ritme të shpejta, pavarësisht krizës politike në vend. Ndonëse PD dhe LSI po bëjnë ç’është e mundur që organet e reja të drejtësisë të bllokohen, Komisioni i Ligjeve ja u ka bërë dje të qartë se nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Në komision dje janë miratuar vendimet për ndryshimin e strukturave dhe buxhetit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Përfaqësuesja e KLGJ, Naureda Llagani deklaroi se sfidat dhe pritshmëritë janë të shumëfishta, duke shtuar se duhen kapacitete të mjaftueshme për ti përballuar. Ajo tha se Këshilli ka miratuar numrin e punonjësve të KLGJ, i cili shkon në 144. Kreu i KLP Gent Ibrahimi, u shpreh se struktura e propozuar dhe numri i personelit është e konceptuar rreth funksioneve kushtetuese të Këshillit dhe ky propozim ka parasysh edhe karakteristikat organizative të këtij Këshilli. Me miratimin dje të vendimit, në KLGJ do të ketë shtim të numrit të punonjësve. Ndonëse KLGJ kërkoi 144 punonjës, komisioni vendosi që ky numër të shkojë në 125.

Ndërsa në KLP numri i punonjësve nga 61, do të shkojë në 65. Relatori Bashkim Fino, tha se përveç rritjes së stafit, do të ketë edhe rritje të fondit për organet e reja të drejtësisë. Për këto organe do të jenë në dispozicion 400 milionë lek. “Nga analiza dhe konsultimi i kryer me MF dhe DAP, rezulton se mundësia për financim të nevojave që kërkojnë të dy Këshillat është 125 punonjës për KLGJ dhe 65 punonjës për KLP.

Mendojmë se ky numër i përshtatet nevojave për fillimin e punës. Në buxhetin e miratuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2019, rezulton se Fondi total i rezervuar për institucionet e reja të sistemit është 400 milionë”, tha Fino. Gjithashtu Fino tha se Ministria e Financave do të mbështesë ngritjen e organeve të drejtësisë, duke vënë në dispozicion fondet rezervë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se rrugën e ngritjes së organeve të drejtësisë nuk e pengon asgjë, as djegia e mandateve të opozitës. “Me mandate të djegura apo me mandate të plota, një gjë është e qartë: Kuvendit të Shqipërisë i takon vetëm të japë suportin e duhur financiar për funksionimin e këtyre organeve por nuk ka asgjë që e pengon reformën në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë”, tha ai.

Vetingu ngel kryeprokuroren e Apelit

Një tjetër tregues se reforma në drejtësi po avancon pavarësisht krizës politike është se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting po rritet. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ngelur dje në veting kryeprokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli. Shkak për penalizmin e saj është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar.

Apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste. Kryeprokurorja Balli kishte pasuri familjare me vlerë 17.2 milionë lekë në vitin 2003 dhe referuar deklaratës së parë të dorëzuar në IDLKPI. Gjithashtu prokurorja dhe bashkëshorti i saj zotërojnë 1/4 e një pikë karburanti dhe një dyqan në qytetin e Korçës me vlerë 10 milionë lekë, një apartament prej 6 milion lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që i shoqi ishte aksioner me 25% në një kompani për tregtimin e karburantit.

Drejtuesja e prokurorisë së Apelit të Korçës nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën. Lidhur me vendimin e marrë nga KPK, kryeprokurorja nuk ka rënë dakord, dhe u shpreh se ishte një vendim i padrejtë. /Elisjeda Kiko