Autoritetet amerikane janë përpjekur të hyjnë në rezidencën e mbyllur të konsullit të përgjithshëm rus në Seattle, Uashington.
Ndërtesa u evakuua me urdhër të SHBA si pjesë e dëbimit masiv të diplomatëve rusë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë personelin e Departamentit të Shtetit në oborrin e ndërtesës, duke u përpjekur për ta thyer atë. Flamuri rus ende valëvitet mbi ndërtesë.
Personeli konsullor u largua nga rezidenca të mërkurën mbrëma, në përputhje me afatin e dhënë muajin e kaluar nga administrata Trump.
“Përpjekja për të thyer ndërtesën është një ‘hap antipatik’”, tha për RIA Novosti ambasada ruse në SHBA.
Konsullata e Seattle u urdhërua të mbyllet “për shkak të afërsisë me një nga bazat tona nëndetëse dhe Boeing”, tha administrata Trump më 26 mars, duke njoftuar për dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA.
SHBA e ndërmori këtë vendim në solidaritet me aleatin e saj, Londrën, e cila fajëson Rusinë për sulmin me kimik ndaj ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, me nënshtetësi britanike.
Kanadaja, Australia dhe shumica e vendeve të NATO’s ndoqën hapin, duke dëbuar mbi 150 diplomatë rusë. Moska u hakmor me të njëjtën mënyrë./Shqiptarja.com