Lihet i lirë Dragos Savulescu. Bashkëshorti i Angela Martinit është liruar vetëm një ditë pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos, bëjnë me dije burime të revistës “Ëho”.
Autoritetet greke kanë të lirë biznesmeni rumun, pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.
Arrestimi i tij bëri bujë, jo vetëm në mediet rumune, por edhe më gjerë. Ditën e sotme Dragos është liruar duke qenë se vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.
Më herët bukuroshja Martini, ka postuar një emoji të qeshur në Instastory, duke nënkuptuar se po e kalon qetësisht këtë situatë, ose në këto momente mund të jetë pranë burrit të saj, por kjo gjë ende nuk dihet.