Tre gola, 3 pikë. Shqipëria është rikthyer te fitorja pas tronditjes që pësoi vetëm tre ditë më parë ndaj Turqisë. Kuqezinjtë mposhën pastër 3-0 Andorrën, duke marrë pikët e para në grupin H kualifikues të Euro 2020.
Ishin dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, Armando Sadiku dhe Bekim Balaj ata që gjetën fundin e rrjetës, pas një thatësirë mjaft të gjatë me fanellën e kombëtares.
Në fakt, dy sulmuesit përfituan nga gabimet amatoreske të kundërshtarëve, për të tundur më pas rrjetën. Ndërkohë minutat e fundit shtesë kishin rezervuar kohë edhe për golin e Amir Abrashit, që gjeti golin pas 29 ndeshjesh me përfaqësuesen. Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në vendin e tretë në grup me 3 pikë.
Pas dy takimeve të para, grupi kryesohet nga Franca e Turqia me 6 pikë, me “gjelat” që kanë golavarazh më të mirë, +7.
https://streamable.com/rfbjg