Ky vit nuk kishte si të mbyllej pa një super perlë nga Aurela Gaçe. E ashtuquajtura “uragani i skenës shqiptare” ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re.
Adrian Hila ka shkruar tekstin në bashkëpunim me Aurelën e po ashtu ai është kujdesur edhe për muzikën. Dhe duke qenë se është projekti i fundit për të mbyllur vitin.
Aurela është kujdesur të jetë sa më i veçantë. Videoklipi ka marrë vëmendjen e të gjithve pasi vjen në variantin e një minifilmi. Për të cilin është kujdesur aktorja Delinda Dishës.
Teksa protagonist i tij është bashkëshorti i aktores së “Klanifornia”, kostumografi Eldo Disha. Sakaq, një element shumë i veçantë është edhe pjesëmarrja në videoklip e vajzave të këngëtares, Abigail dhe Grace, krah disa fëmijëve të tjerë.
Kënga është shumë ritmike dhe me motive popullore, e me siguri do na shoqërojë në festa e organizime të ndryshme. Nuk mund të lëmë pa përmendur as titullin pikant dhe tipik vlonjat “Në të zënça”.
Që e bënë edhe më të veçantë dhe fiksuese këngën. Një këngë që na duhej të gjithve këto kohë. Që e bënë edhe më të veçantë dhe fiksuese këngën. Një këngë që na duhej të gjithve këto kohë.