Audioregjistrimi i rrallë i takimit mes Azem Hajdarit, Edi Ramës dhe Sali Berishës ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Pjesa e dytë e regjistrimit 20 minutësh përmban një moment kur 3 protagonistët e këtij takimi bien dakord që emri i Ramizë Alisë të mos përmendej në mitingje.
Ky takim u zhvillua në studion e piktorit të quajtur Ramadan Karanxha, i cili regjistronte asokohe njerëz të ndryshëm në sallonin e tij artistik për t’i fiksuar si moment të jetës.
Pjesa e dytë e audioregjistrimit:
Sali Berisha: Shumë e vërtetë!
Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë të pacipë.
Sali Berisha : Absolutisht!
Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp.
Azem Hajdari : Unë….
Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zbërthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kshu?
Sali Berisha: Jo shiko këtu, e po na nxorrën pengesa, do të jemi ultimatik.
Azem Hajdari : Unë ….do dal te sheshi, te Skënderbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ça të dun, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të dojë, ai që jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendos kulture demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40 vjetorin e konferencës së Pezës ….para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata, e morem ne, na lumt”. Në jo, ne s’kena punë pushteti.
Edi Rama: Jo me jo , lufte për pushtet është.
Azem Hajdari : Bie fjala, jo prit , pushtet në interes të Shqiptarisë…
Edi Rama: Luftë për pushtet është. Çfarë është ajo? Pushteti, s’diskutohet ajo punë! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja permendni emrin më!
Sali Berisha: Kush ja përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetem në mitingun themelues, në asnjë miting tjeter si është përmend më emri.
Azem Hajdari : Me dëgju në mitingun e Shkodrës…
Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, thotë që janë disa njerëz që kanë programe…
Azem Hajdari: Në Shkodër i thashë unë…
Edi Rama: S’ka kuptim!
Berisha: Në asnjë mënyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte popull, është ba ça është ba ( bërë). Këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperiencë që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…