Elvi Fundo është pronar i portalit CNA, me administrator Xhovan Shyti, ndërsa Anila Basha është pronare dhe administratore e portalit Neës Bomb.
Anila Basha është një gazetare e mirëfilltë edhe pse herë pas here ka punuar si këshilltare ministrash dhe kryebashkiakësh.
Elvi Fundo është një ish zyrtar i PD-së, ish subjekt i deklarimit të pasurisë. Kur PD-ja ikën nga pushteti, shfaqet si gazetar.
Që të dy kanë sulmuar gazetarë për interesa të ish drejtorëve dhe ish ministrave të akuzuar për korrupsion, por ndoshta edhe për shkak të urrejtjes dhe mllefeve të pashpjegueshme.
Në një sondazh të Brryli Broadway, disa muaj më parë, CNA dhe News Bomb rezultonin si portalet më gjobëvënës në Shqipëri, duke i perceptuar Elvi Fundon dhe Anila Bashën si ‘Shullazët e gazetarisë’ në Shqipëri.
Dhe ky perceptim ka një bazë, ndonëse për të identifikuar gazetarët e vërtetë gjobëvënës, ka edhe rrugë të tjera, siç është për shembull, një Veting për pasurinë dhe shpenzimet.
Kompania e telefonisë ONE Albania ka lidhur kontrata reklamimi me Anila Bashën dhe Elvi Fundo, i cili për vite me radhë është fshehur pas ish administratores Etleva Skonja.
Meqenëse portalet e Elvi Fundos dhe Anila Bashës janë periferike, kontrata reklamimi është një formë gjobe që kompania paguan për të evituar sulmet nga dyshja Basha-Fundo.
Sipas kontratës, ONE Albania i paguante 1.4 milionë lekë të vjetra në muaj Elvi Fundos. Një shumë të përafërt i paguante edhe Anila Bashës. Kontrata e ONE Albania me Anila Bashën dhe Elvi Fundon mbaroi. Kompania nuk dëshiron dhe nuk ka interes për të lidhur një kontratë të re.
Çfarë ndodh?
Anila Basha dhe Elvi Fundo nisin një sulm me portalet e tyre ndaj kompanisë One Albania, me shkrime agresive, me qëllim për të detyruar dhe shtrënguar kompaninë që t’u japë para.
Në redaksinë e Prapaskenës kanë ardhur disa audipërgjime, ku Anila Basha dhe Elvi Fundo, të cilët nga sot e tutje do t’i quajmë ‘Shullazët e gazetarisë’, shfaqen me fytyrën e tyre e vërtetë, duke bërë pazare dhe vendosur gjoba.
Anila Basha tregon hapur luftën 5-mujore me ONE Albania për t’i vendosur gjobë. Fillimisht ajo thotë se i është lutur kompanisë për t’i dhënë para, ndërsa më pas ka nisur presionet verbale dhe me anë të shkrimeve në portalin e saj.
I kujtojmë prokurorisë dhe publikut, se për të pasur një bashkëpunim me vullnet të lirë dhe reciprok, nuk ka nevojë as për lutje dhe as për kërcënime, për të imponuar bashkëpunimin, ku njëra palë i jep para tjetrës në këmbim të heshtjes.
Nëse më parë, kur merrnin paratë, Elvi Fundo dhe Anila Basha pasqyronin lajme pozitive për kompaninë, tashmë që nuk marrin më para, ata i bëjnë presion ONE Albania, se do t’i nxjerrin fakte të rënda, në përpjekje për ta detyruar t’u japë para.
Anila Basha thotë se ka shumë denoncime që nuk i ka publikuar akoma dhe se ka nisur t’u kërkojë informacion institucioneve kundër ONE Albania.
Elvi Fundo tregon pazaret, ku thotë se i kishin ofruar një reklamë nga Albtelekom, por nuk e kishte pranuar, me sa duket shuma i është dukur e vogël.
Fundo është mësuar me shuma relativisht të mëdha, gati sa reklamat për televizione.
Ish zyrtari gazetar Elvi Fundo kërkon nga kompania One Albania të arrijnë një pazar, ku kompania të lidhë një kontratë, për t’i dhënë para, ndryshe sulmet do të vijojnë.
Edhe pse portali i tij është periferik dhe me zero ndikim, një grup biznesmenësh paguajnë çdo muaj Elvi Fundon.
Një pjesë e tyre marrin para dhe koncesione publike, ku një pjesë të parave i çojnë në xhepat e ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo.
Biznesmeni Petrit Maho, që ka marrë mbi 200 tendera në shëndeti, i jep Elvi Fundo 3.5 milionë lekë (të vjetra) çdo muaj, Gjergj Luca e paguan Elvi Fundon me rreth 2.5 milionë lekë (të vjetra) çdo muaj.
Oligarku Bashkim Ulaj, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike, i jep Elvi Fundos rreth 2 milionë lekë në muaj, me anë të kompanive Gener 2 dhe Digicom.
Biznesmeni i salsiçeve Wudy, Sokol Meqemeja i jep Elvi Fundos 1.3 milionë lekë në muaj, me anë të kompanisë ‘Frigo Food’.
Lista është e gjatë, ku disa prej tyre nuk reklamojnë asgjë, thjeshtë i japin paratë.
Ky audiopërgjim është një fakt flagrant penal. Prokuroria ose SPAK mjafton të kontrollojë tabulatet, të marrë në pyetje përfaqësues të kompanisë One Albania, të shikojë se si në CNA dhe News Bomb botoheshin lajme pozitive kur paguheshin dhe si nisën sulmet kur u ndërpre pagesa, për të vërtetur plotësisht veprën penale të shtrëngimit për dhënie pasurie. Vijon…
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2023/05/pergjimee.mp4?_=1