osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Audio-përgjimi/ Prokuroria sekuestron kamerat e lokaleve në Vlorë, por nuk i gjen ‘Babalen’ dhe Olldashin

Audio-përgjimi/ Prokuroria sekuestron kamerat e lokaleve në Vlorë, por nuk i gjen ‘Babalen’ dhe Olldashin

Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në qytetin e Vlorës lidhur me çështjen “Xhafaj”.

Në qytetin bregdetar, sipas audiopërgjimit, janë bërë bisedat e pretenduara mes Albert Veliut e Agron Xhafajt.

Gjithashtu po në Vlorë, gazetari dhe Veliu kanë takuar disa persona, të cilëve u kanë kërkuar të blejnë kanabis.

Në bazë të këtyre të dhënave, dy oficerë të Krimeve kanë qenë në Vlorë, në përpjekje për të identifikuar personat e përmendur në audio-përgjim dhe dëshmi, me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi deponimet e tyre konsiderohen të rëndësishme për hetimin.

Grupi hetimor ka verifikuar edhe pamjet e disa kamerave sigurie të disa lokaleve në Vlorë, ku gazetari Olldashi dhe Veliu pretendojnë se kanë qëndruar, por nga burime mësohet se në këto pamje nuk figuron asnjëri prej tyre.

Mes tyre është edhe lokali ku pretendohet se është bërë përgjimi.

Një tjetër veprim që po kryhet nga Prokuroria është edhe verifikimi i të gjithë efektivët e policisë me emrin Ermal në Vlorë, gjatë viteve 2017-2018.

Sipas audiopërgjimit, Agron Xhafaj e drejton Albert Veliun për të mundësuar trafikun e drogës tek “Ermali’.

Sipas burimeve, kjo do të shërbejë për të verifikuar nëse Ermali është apo jo punonjës policie.

Dyshimet janë për një efektiv me emrin Ermal që mbante postën e Dhërmiut në vitet 2015-2017, por deri tani nuk ka asgjë të verifikuar.

Prokuroria ka sekuestruar të gjithë materialin që gazetari Jetmir Olldashi ka xhiruar dhe pajisjen me të cilën është bërë.

Hetuesit ende nuk kanë vendosur se çdo të bëhet me materialin dhe kur do të bëhet ekspertimi i tij.

Nuk sqarohet nëse do të dërgohet në laboratorin e Policisë Shkencore, apo do të kontraktohet një laborator i huaj.