Prokurori i çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri gjendet në Itali për të marrë në pyetje vëllanë e ministrit të Brendshëm, i cili ditën që u drejtua publikisht më një letër të hapur shkoi drejt Italisë.
Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes gazetari dhe drejtuesi I emisionit Debati në Channel One, Roland Qafoku.
Sipas gazetarit Qafoku, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në një seancë pyetje- përgjigje.
Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm do të kryhet në Itali.
Të njëjtat burime shtojnë se gjithçka do realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane. Prokurori shqiptar do pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.