osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Athina financon me miliona euro media dhe gazetarë shqiptarë, plas debati në Greqi

Athina financon me miliona euro media dhe gazetarë shqiptarë, plas debati në Greqi

Në një kohë kur në Shqipëri qeveria po kërkon me ngulm nga portalet që të pajisen me NIPT dhe ta deklarojnë atë për efekt të rregullimit ligjor të veprimtarisë së tyre, në Greqi plas një skandal që ka lidhje pikërisht me mediat online që veprojnë në Shqipëri.

Sipas mediave greke, Ministria e Jashtme e këtij vendi vetëm për muajin tetor të këtij viti ka paguar 1 milion euro për portalet dhe mediat në Shqipëri.

Kjo është ajo që shpjegon edhe të ashtuquajturin fenomen “fake neës” në portalet fantazma, ku publikohen artikuj të sponsorizuar nga burime të errëta për interesa të ndryshme.

Një ditë më parë skadoi afati për regjistrimin e portaleve, pas ultimatumit 72 orësh nga AKEP. Sipas këtij institucioni, 44 portalet e paregjistruara mësohet se janë pajisur me NIPT.

Skandali është zbuluar nga media online greke “iefimerida”, nga gazetari Dimitris Takis.

Sipas artikullit, këto para për mediat shqiptare shpenzohen nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme greke, e cila është e detyruar që herë pas here të raportojë në një komision të parlamentit grek për mënyrën sesi i shpenzon ato. Kështu “iefimerida” ka zbuluar se më datë 10 tetor ka mbërritur në parlamentin grek një dokument i vulosur me tre kode sekrete ku raportohej sesi ishin shpenzuar 1 milion euro në periudhën e fundit nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme.

Sipas këtyre burimeve, kodi i parë i përkiste shpërndarjes së parave për mediat në Shqipëri, i dyti për financimin e mediave në Maqedoni dhe i treti për paratë që harxhohen për mbështetjen e Kishave Ortodokse në vende të ndryshme të botës.

Kur anëtarët e komisionit kanë kërkuar detaje për arsyen e harxhimit të shumave të mëdha për mediat shqiptare dhe maqedonase, nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme u është thënë se kjo bëhet për lobim të interesave greke në ato vende.

“Paguajmë gazetarë ose botues të mediave edhe në Shqiperi në mënyrë që të ketë shkrime pozitive për Greqinë ose të lobojnë në vendin e tyre në favor të interesave greke”.

Ministria e Jashtme greke

Publikimi i lajmit ka sjellë reagime të fortë në Greqi, nga të cilat ai është vërtetuar indirekt. Kreu i parlamentit grek Niko Vutçis ka deklaruar se është i indinjuar nga rrjedhja nëpër media e këtyre lajmeve për “shpenzime sekrete”.

Dorëheqja e Nikos Kotzias nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme erdhi pas debateve me ministrin e Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetarin e partisë bashkëqeverisëse ANEL, Panos Kamenos. Një nga temat e debatuara kanë qenë akuzat e Kamenos ndaj Kotzias për shpërdorimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme, nga ky tashmë del me miliona euro shpenzohen çdo vit për të financuar media e gazetarë shqiptarë./Shqiptarja.com