Mediat greke vijojnë raportimet për shqiptarin që u qëllua me armë në ishullin ku kishte shkuar me pushime. Andrea Kalemi kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Paxos.
Ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.
Atentati ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit 2023. Kalemi u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën por stabile.