Të shtëna më armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Bibliotekës, në Vlorë ku ka mbetur i vrarë, 41-vjeçari Leartiad Lekaj.
Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj dhe i dënuar me 10 vjet heqje lirie.
Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.