Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, i mbijetoi një tentative vrasjeje ditën e sotme, bënë të ditur zyrtarët vendas.
Iqbal është plagosur në krah nga një plumb gjatë një sulmi me armë zjarri në vendlindjen e tij në distriktin Narowal, në provincën Punjab.
Një zëdhënës i qeverisë bëri të ditur se ministri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresori është arrestuari cili besohet se është rreth 20 vjeç.
Ky incident pritet t’i shtojë tensionet politike në vendin që pritet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme në korrik. (TemA)