Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin në fshatin Gurëz. Shënjestër e atentatit ka qenë Ardjan Gjeloshi pronarë i një firme inertesh, ndërsa nga breshëria e plumbave është vrarë aksidentalisht ekonomisti i firmës Selman Mihana
Ardjan Gjeloshi, pronar i një firme inertesh në Kurbin, ka mbetur i plagosur nga një atentat mëngjesin e sotëm brenda zyrës së tij, ndërsa nga breshëria e plumbave të automatikut u vra ekonomisti i kompanisë Selman Mihana, 70 vjeç.
Shënjestra e atentatit ishte pronari i firmës se inerteve 51 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, dhe dyshohet se autorët e kanë pritur objektivin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri kallashnikov.
Turizmi në Lezhë, mungojnë paketat turistike! Kryebashkiaku Ndreu u ‘tërheq veshin’ operatorëve: Përse të mos bëjmë një paketë?
LEXO EDHE:
Turizmi në Lezhë, mungojnë paketat turistike! Kryebashkiaku Ndreu u ‘tërheq veshin’ operatorëve: Përse të mos bëjmë një paketë?
Policia po heton konflikte apo mosmarrëveshje të pronarit të firmës së inerteve.
Burime nga spitali i Traumës për Report Tv bëjnë me dije se gjendja e Ardjan Gjeloshit është stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. 51-vjeçari ka marrë dy plumba, një në dorë dhe tjetrin në bark.
Siç shihet nga pamjet ata janë qëlluar teksa ndodheshin brenda në zyrën e firmës së inerteve dhe mund të vihet re se është qëlluar me breshëri plumbash dhe shenjat duken edhe në xhamat e zyrës.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat RENEA.
‘Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.’- njofton policia.