osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Atë e pamë edhe tek mitingu si i ngjirej zëri”! Cilin përkrah Bashën apo Berishën? Zef Bushati reagon për herë të parë për përplasjet brenda PD-së

“Atë e pamë edhe tek mitingu si i ngjirej zëri”! Cilin përkrah Bashën apo Berishën? Zef Bushati reagon për herë të parë për përplasjet brenda PD-së

Kryetari i demokristianëve Zef Bushati ka komentuar përplasjet brenda PD-së.

Si e lexoni ju këtë krizë ku është mbërthyer PD? Si një krizë ideologjike, identitare apo krizë lidershipi apo një përplasje për motive personale?

Zef Bushati: Mbas 30 viteve ne sot e pamë për herë të parë në ditën e rinisë sesi u nda partia e cila u themelua për të luftuar sistemin komunist i cili ishte në orët e fundit dhe të ndërtonte një parti që do punonte për proceset demokratike. Keqardhje ndjen kur sheh PD-në të ndarë. Por sido të jetë i kanë motivet që e kanë sjellë në këtë gjendje.

Duket nga njëra anë Berisha i cili e mori iniciativën që të binte ndesh atyre që përfaqësojnë një pjesë më konservatore në PD që t’u bindeshin urdhrave të Bashës. Ky moment nuk lindi rastësisht por qarkullonte prej kohësh në PD. Vetë pjesa konservatore e kërkonin një zgjidhje kudo. Ata po e shihnin se ishte vetë Basha i cili nuk po e çonte përpara PD-në.

A mund të themi se kjo parti e ka kryer ciklin e saj dhe tashmë duhet një PD e reformuar ideologjikisht, tipike konservatore por pa prezencën e dy liderve aktualë?

Është herët të flasim për këtë sepse PD nuk ka lënë hapësira për t’u krijuar një grup i ri për të cuar përpara partinë Demokratike. Kanë tentuar të tjerë të shkëputeshin por kanë dështuar dhe janë rikthyer në gjirin e partisë së madhe. Kjo është e vetmja rrugë që PD ka, të përplaset Berisha dhe Basha dhe të fitojë ajo frymë që përkrahet më shumë nga masa e demokratëve.

Nëse PD ndjek Bashën a shkon ajo drejt një vdekje të ngadaltë?

PD e ka provuar zotin Basha, sepse e ka peshqesh nga Berisha. Ai e mori Bashën një personazh të panjohur dhe pa kontribut në PD. Nëpërmjet atij mekanizmi e mori Bashën dhe e rreshtoi në pozicionet më të larta. Më kujtohet një miting I madh i PD në sheshin Skënderbej ku jo vetëm e pamë për herë të parë, por pamë edhe sesi i ngjirej zëri. Megjithatë me zë të ngjirur apo jo, pamë sesi Basha me kontributin e Berishës drejtoi katër ministri. Më pas prapë me kontributin e Berishës u bë kryetar bashkie në Tiranë.

Gjatë gjithë kësaj kohe njerëzit, shikonin sesa produktiv ishte ky njeri në drejtimin e ministrive dhe aq më tepër kur pati postin e kryetarit pamë se cfarë mund të bëjë. Dua të them se në rradhë të parë duke u larguar nga parlamenti goditi sistemin parlamentar. Mendo që në atë periudhë kohe, ata mbajtën një qëndrim kundër Lulzim Bashës, edhe pse u bë një parlament me ca njerëz groteskë ata e mbajtën anën sepse nuk donin të prishej struktura. Basha krijoi dëm të madh dhe dëmi i dytë ishte që sot i gjithë pushteti lokal nuk ka opozitë.