osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Atdheu i sëmurë i doktorit!

Atdheu i sëmurë i doktorit!

Nga Reldar Dedja

Prej tre dekadash çdo shqiptar ka dy atdhe, ai i kohës së Berishës dhe tjetri, i joni, secili nga tridhjetë e ca vjeç. Njëri është ngrehaluc, tjetri është i mpirë, njëri është i dhunshëm, tjetri është i butë, njëri është i zhurmshëm, tjetri është i heshtur. Njëri është halabak, katil, i frikshëm dhe i dhjerë, tjetri është i mefshtë, i tulatur, moskokëçarës dhe snob.

Atdheu i doktorit nuk duhej të ishte kështu, por fatkeqësisht është zhytur në mashtrim, në një erozion të paparë moral, si kurrë më parë, atdheu i tij është bërë gjenerator i gënjeshtrës dhe mashtrimit, pasi të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë viktima të gënjeshtrës; të gjithë mashtrojnë dhe njëkohësisht janë viktima të mashtrimit.

Janë të përshtatshëm për karrierë, sepse, duke qenë pa vlera, bëhen poltronë, militant partiakë, shërbëtorë pa dinjitet. Zënë pozita vendimmarrëse dhe marrin pushtet. Ka qenë gjithmonë në natyrën e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që të synojnë ngjitjen e shpejtë në hierarkinë politike. Tani nuk të lënë vend askund; janë gjithandej të pranishëm, janë bërë shumicë dhe i mbrojnë interesat e tyre, në instucione të shtetit, në media, gjithkund.

Shqipëria, në veçanti Partia Demokratike, arriti të shkëputej më në fund nga atdheu i doktorit, por tashmë askush nuk e çan kokën për vlerën e kësaj pavarësie, sepse ajo është zhgënjyese deri në pendesë. Ata që e mbrojtën me zell divorcin me të, ishin pushtetarë të tij, por pushteti i tyre u shndërrua në hedonizëm dhe përfitim. Vetë ata, me sjelljen e tyre arriviste, krijuan modelin më të shëmtuar të politikanit. Rruga nga ata tek banditët në Shqipëri u bë tepër e shkurtër.

Atdheu i doktorit është një Shqipëri e pastabilizuar, me qeverisje të keqe dhe me institucione të paqëndrueshme, me kriminalitet dhe korrupsion të frikshëm, me parti politike që flirtojnë me krimin e organizuar, një atdhe me qytetarë të zhgënjyer dhe me kriza të mëdha sociale dhe politike. Atdheu i doktorit instaloi nëpër institucione grupe të interesit, klane, banda, herë me emra të partive politike, herë pa to. Nëpër institucionet e shtetit vërshoi edhe një provincë rurale, me këmbët me bajga, që deri para pak kohësh e bënin nevojën pas gardhit. Por që të gjithë kishin emërues të përbashkët zhvatjen, nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në interes të këtyre bandave bëmë edhe ligjet.

Ne nuk harrojmë…

Atdheu i doktorit bëri edhe një numër mediash dhe i fuqizoi ato me donacione dhe privatizime të objekteve shtetërore. Të gjitha përfunduan në lakej të zgjebosur, që u vardisen partive në pushtet dhe bizneseve të lidhura me to, përpiqen të promovojnë ditë e natë pronarët e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike. Analistët e këtyre mediave janë bërë kallauzë që dinë gjithçka dhe nuk dinë asgjë. Vrasin pamëshirshëm lirinë e mendimit, profesionalizmin, dijen dhe kulturën. Dhe qytetarinë. Promovojnë mediokritet, kurrë pa ia ndalë. Edhe eurozion moral.

Atdheu i doktorit gjendet pa shpresë, i dergjur në shtratin e vdekjes dhe sado ta zbukurojë me shalët e Florianës, me telenovelat e Sandrit të Klanit dhe t’i japë sa të dojë energji nga RedBulli i Gimçes së Ritvanit dhe në daç ta fshehë tek manekinat e bukura të TEG-ut, prapseprap nuk ka shpresë. Le ta marrë sa të dojë Armina me Xenin dhe ta shëtisë nëpër pasarelat e Parisit apo Milanos, përsëri atdheu i doktorit i plakur dhe i shëmtuar do të duket.

Ndërkaq, nëse mendoni se, kohët e fundit, keni bërë depërtim të rëndësishëm në Shqipëri, se keni fituar hapësirë dhe keni krijuar ambient ideologjik më shumë se çdo herë tjetër, përsëri e keni gabim. Nga pikëpamja e votave, PD është aty ku ka qenë, as më pak as më shumë e devotshme. Votat e marra në këto zgjedhje nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” nuk kanë ndryshuar asgjë për demokratët, përveç se kanë shtuar hamendësimet, dilemat, gënjeshtrat, retorikën dhe propagandën.

Pra, ju, doktor, nëse pandehni se e këni bërë tashmë Shqipërinë atdheun tuaj, mos e harroni kundërshtimin tonë, sot dhe për tërë jetën.