Iker Casillas është shtruar me urgjencë në spital pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes me skuadrën e tij, Porto.
Sipas AS, pasi përfundoi stërvitja, 37-vjeçari ndjeu një dhembje të fortë në gjoks dhe e nxorën nga terreni stërvitor me barrelë. Pasi u vizitua nga mjekët e ekipit, ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës u shtrua në spitalin Porto Hospital.
Ndërkohë, sipas Maisfutebol, Casillas ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të vogël (kateter). Edhe pse gjendja e tij aktualisht është e mirë dhe jashtë rrezikut, portieri nuk do të luajë më në këtë sezon.