osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ata na kanë në “grikë të pushkës”, Foltorja si shurrtore i ka në grikë të topit”… shoku Enver

Ata na kanë në “grikë të pushkës”, Foltorja si shurrtore i ka në grikë të topit”… shoku Enver

Nga Anri Bala

Më në fund, Partia që i gënjeu shqiptarët për 30 vjet, u kthye në origjinë. Hap pas hapi dhe veprim pas veprimi, e nxorri kokën dhe e tregoi publikisht, se ajo nuk udhëhiqet “komunistçe” por është pjellë e komunizmit, që menduam se e shembëm.

Kjo, natyrisht në saj të atyre që e krijuan nga zyrat e politikbyrosë dhe e udhëhoqën për të na çuar në ditë më të turpshme të mosmirnjohjes kolektive… atë të “amerikanofobisë”. Sigurisht, që mijëra do thonë se ne nuk jemi ata, por në fakt të gjithë jemi si ata, derisa vrapuam, brohoritëm dhe votuam ata që begatinë dhe lumturinë e tyre e krijuan me bekimin tonë të mashtrimit dhe grabitjes së tyre.

Dashuria për atë që të bënë nder si komb, ishte një farsë e mbuluar por lehtësisht e lexueshme.

Si mundet që një udhëheqës shqiptar post komunist, të guxonte dhe të cilësonte si armiq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çdo ambasador amerikan që ka shkelur në këtë vend?!

Si mundet të jenë aq sylesha shqiptarët kudo që jetojnë dhe frymojnë, që të mos kuptojnë se një ambasador përfaqëson një shtet dhe është zëri dhe figura e atij shteti?!

Si mund të qorollepsen njerëzit nga bujaria dhe mirësia ndaj kombit tonë e Amerikës, pa dalluar se kush e ka drejtuar, republikan apo demokrat, të shpërblehet me fyrje nga më të pabesueshmet?!

Kaq bukëshkalë dhe mjeran qenkan shqiptarët, sa të marrin gurë e të qëllojnë atë që u dha bukë, sepse ca shkallaban kanë dalë ashtu siç janë… lakuriq dhe të pacipë?!

Jam i trembur, sepse peticionet nën drejtimin e atyre që e kanë humbur të drejtën e fjalës së lirë si të damkosur për minim të demokracisë, po kthehen në thirrje euforike: “Poshtë imperializmi Amerikan…” dhe do marrin vetëm një përgjigje … mjerë Shqipëria nga kush është drejtuar, por edhe shqiptarët çfarë kanë votuar!

Salibanët kanë tentuar të prodhojnë tre herë luftra civile, në vitet 1997, 1998, 2011… por ka qenë SHBA që i ka ndalur, sidomos në 2019 kur salibanët e bandave të molotovit, për pak sa nuk u klasifikuan si organizatë terroriste! Në fakt salibanët, ngelën të vetmit taleban në Shqipëri të pa dënuar, për ato që i kanë bërë këtij vendi, e kjo duhet të ndryshoi detyrimisht.

Ndaj urrejtja, dhe sulmi i tyre qesharak ndaj SHBA-së do i bënte nder dhe respekt vetëm një njeriu… Diktatorit, por edhe pasardhësit të tij, Doktorit!

Po të ishte Enver Hoxha gjallë, do të mallëngjehej dhe ngashërehej në lot nga lumturia, që postulati i tij antiamerikan, se: ata “na kanë në grikë të pushkës por ne i kemi në grikë të topit…”, qenka i pavdekshëm, deri kur foltoret si shurrtore, të mos heqin dorë së shurruari mbi emrin e shqiptarëve mirënjohës dhe proamerikan të vërtetë./Ekskluzive.al