Gruaja e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, thuhet se ka vendosur të mos pranojë ftesën e “Zonjës së Parë” të SHBA në largim, Jill Biden, për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të vizitës zakonore që zhvillohet pas zgjedhjeve çdo katër vjet.
Gruaja 53-vjeçare e Trump thuhet se është e zemëruar pasi FBI bastisi shtëpinë e çiftit në Mar-a-Lago, Florida, si pjesë e hetimit të qeverisë federale për dokumentet e klasifikuara.
Një burim i njohur me familjen Trump i tha New York Post: “Burri i Jill Biden autorizoi FBI-në të kërkonte në sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm”.
Duke refuzuar të takojë Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë, Melania dëshiron të dërgojë një mesazh tjetër, se nuk është në gjendje të lërë pas vitet e fundit të përjetuara si nga ajo, ashtu edhe nga familja e saj.