Astronautët në stacionin e ri hapësinor të Kinës zhvilluan ecjen e tyre të parë hapësinore të Dielën, raportuan mediat shtetërore, ndërsa Pekini vazhdon me ambiciet e tij jashtëtokësore.
Tre austronaut kinezë u larguan drejt hapësirës në qershor, duke u ankoruar në stacionin Tiangong ku do të qëndrojnë për tre muaj në misionin më të gjatë të ekuipazhit të Kinës deri më tani.
Të Dielën në mëngjes, dy prej tyre dolën nga kabina kryesore, tha transmetuesi shtetëror CCTV.
I pari, Liu Boming, u transportua përmes krahut mekanik në një vend pune dhe tjetri, Tang Hongbo, u zhvendos duke u ngjitur në pjesën e jashtme të kabinës.
Misioni i tyre përfshin ngritjen e kamerës panoramike jashtë modulit kryesor Tianhe, si dhe verifikimin e aftësisë së transferimit të krahut robotik, thanë mediat shtetërore.