Sali Berisha ka befasuar me qëndrimin e fundit ndaj ekstremistëve grekë. Berisha ka ndërruar fytyrë dhe ka dalë kundër grekëve, vetëm pak ditë pasi akuzonte policinë shqiptare se duhet të ishte treguar më e kujdeshme dhe të mos e kishte vrarë ekstremistin Kostandinos Kaçifas.
Në një intervistë ekskluzive për ABC News, Berisha ka rënduar edhe më shumë gjuhën, duke theksuar se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.
Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish-ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.
“Ishte skenari më flagrant dhe publik i Vorio-Epirit i shpalosur në territorin shqiptar. Ndodhi në vendin e askujt. S’ka shtet shqiptar. Një segment i shtetit shqiptar u bë njësh me atë skenar të turpshëm të Epirit të Veriut. Asnjëri prej atyre që mori pjesë në skenarin e Bularatit, i gjallë në tokën greke nuk shkelte pa njohur procedurat ligjore të shtetit shqiptar!
Autoritetet greke kanë çuar komando fshehtas. Në Greqi marrëdheniet me Shqipërinë i ka shërbimi sekret grek. Ma kanë thënë miqtë të besueshëm grekë. Pse doli me armë ai? Nuk e dinte se po të qëllonte do të vritej? Nuk e dinte ai se aty në atë vend ministria e tij po festonte?”, deklaroi Berisha.