osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Asnjë lidhje mes sekretarëve të partisë komuniste në Shqipëri dhe Meloni-t në Itali!

Asnjë lidhje mes sekretarëve të partisë komuniste në Shqipëri dhe Meloni-t në Itali!

Sigurisht ndodhi ajo që pritej në Italinë fqinje. Do fitonte e djathta në saj të një pushteti majtas që në fund luftonte më shumë mes vetes, se sa me kundështarin. Por fitoi thellësisht Giorgia Meloni e cila mori përsipër të mos hynte as në mbështetje të qeverisë Draghi!

Sot Italia ka një kryeministre grua për herë të parën dhe fjalët për një rrezik të madh të saj, janë disi të super të fryra në një kohë të sotme. Meloni nuk është kaq pro ruse sa Silvio Berluskoni si dikur mik i Putinit dhe Salvini që ka humbur shumë përqindje pikërisht nga kjo gjë në Itali! Meloni është një prodhim politik i Italisë që nga rinia e saj dhe sidomos kur Fini e mori afër. Sigurisht vjen nga fiama “flaka” tre ngjyrëshe e dikurshme prej nga ka dalë partia e saj e parë normale Aleanza Nacionale, por ajo është themeluese e Fratelli d’Italia dhe janë e djathta konservatore brenda sistemit demokratik italian. Për ne nuk luan asgjë me marrëdhëniet me Italinë.

I kishm të mira do ti kemi të mira! Tani fitoren e saj megjithse Sali B nuk ja mbajti ta mbështeste, por foli për Berluskonin – po e trumbeton si diçka konservatore dhe të madhe, duke qenë jo kompatibël as me origjinën e partisë së Giorgia-s, as me idetë dhe as me pastërtinë e figurës së saj. Se çfarë lidhje ka një ish sekretar partie komuniste me një grua që ka lindur në origjinë e djathtë dhe me rrënjë pro “Tre Ngjyrëshe” këtë vetëm marrëzitë e Sali B e dinë dhe mund ta thonë!

Sali B e quajti fitore historike të së djathtës, fitoren e Melonit! Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, triumfin e qendrës së djathtë në Itali. Kreu i ‘Rithemelimit’ që i është mbushur mendja ( do tja ketë mbushur Kokalarja) se po rikthen vlerat konservatore tek e djathta shqiptare, u shpreh se fitorja është triumf i shoqërive të lira, e familjes e atdhetarisë dhe e atdheut.

Duke i uruar fitoren, kryeministres Meloni, Berisha tha se vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Ky “konservatori i teseres së PPSH-së në 1968-tën” te ne, ose i partisë së Enver Hoxhës që pushkatonte kot pa asnjë bazë njerzit në Shqipëri duke i etiketuar fashistë – po bën dhe konservatorin si Meloni e Italisë?

Mirë kjo, por ai po barazon vlerat e tij me ato të “Fratelli D’Italia” duke ju treguar në Shqipëri folklorikëve që e pasojnë se ai është gati gati si Meloni në Itali i pastër dhe konsnervator i djathtë! Kaq në delir dhe marrëzi politike joton një njeri në moshë të thyer kur nuk e do askush në perendim. Sali B nuk ka lidhje me Giorgia Melonin. Asnjë lidhje dhe për biografi.

Meloni është një politikane dhe gazetare italian (lindur në Romë 1977). Ajo ka qenë e interesuar për politikën që në adoleshencë dhe në vitin 1996 nisi militantizmin në Aleancën Kombëtare si kryetare e lëvizjes studentore. Ish-këshilltare provinciale e Romës (1998-2002), në fillim të viteve 2000-jë ajo u emërua si ekzekutive kombëtare dhe më pas presidente e Youth Action (AN organizata rinore u shkri në Giovane Italia, Pdl).

Pasi u zgjodh deputete dhe u emërua nënkryetare e Dhomës së Deputetëve (2006), nga viti 2008 deri në 2011 ajo ishte Ministre e Rinisë e qeverisë së katërt të Berlusconit. Në vitin 2012 ai themeloi së bashku me I. La Russa dhe G. Crosetto Fratelli d’Italia – partinë kombëtare të qendrës së djathtë (që nga viti 2014 Fratelli d’Italia – Aleanca Kombëtare dhe që nga viti 2017 Fratelli d’Italia), për të cilën në 2013 në zgjedhjet ajo u rizgjodh në Dhomën e Deputetëve, dhe presidente e së cilës u zgjodh vitin e ardhshëm, u rizgjodh edhe në vitin 2017.

Në vitin 2016 ajo kandidoi për kryetare bashkie e Romës, e mbështetur nga partia e saj dhe Lidhja e Veriut. Në zgjedhjet lokale ajo mori 20,64% të votave, por nuk arriti të kalojë në raundin e parë. Në zgjedhjet politike të vitit 2018, Vëllezërit e Italisë u paraqitën brenda koalicionit të qendrës së djathtë, duke rezultuar në partinë e tretë në fushë pas Forza Italia dhe Ligës së Veriut, duke marrë mbi 4% të votave si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.

Në zgjedhjet e të njëjtit vit ajo u rizgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Në zgjedhjet evropiane 2019, shënuan një rritje të konsensusit duke arritur rreth 6.5%. Në vitin 2020 ajo u zgjodh kryetare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. Në vitin 2021 gruaja politike botoi tekstin autobiografik “Io sono Giorgia”. Rrënjët e mia, idetë e mia. Sot ajo do të jetë shefja e ekzekutivit italian në saj të fitores me mbi 26 përqind të votave të Italianëve. E sigurisht është është fituesja! Meloni nuk ka lidhje me Sali B! Ajo nuk ka akuza për korrupsion, sepse thjesht nuk ka bërë sikundër ka “konservatori komunist” Sali B! Ajo nuk ka hedhur një fshat në erë dhe vrarë njerëz si Sali B për korrupsion! Ajo nuk ka vrarë në bulevard! Meloni nuk ka lindur në Viçidol!

Sigurisht kjo do të thoni ju nuk ka rëndësi! Po është e vërtetë, nuk ka rëndësi, por kur bëhesh Kryeministër, President dhe Kryetar opozite dhe vazhdon të bësh po të njëjtat gjëra për më shumë se tre dekada ka rëndësi! Sidomos kur ke qenë dhe për tre dekada të tjera komunist enverist – ka rëndësi të madhe. Meloni jo, ajo është nga Roma! Giorgia Meloni është patriote dhe konservatore, por e do Italinë.

Sali B e do Shqipërinë por njësoj pothuaj si një farë Essad Pasha si dhe në formën që ai e perceptonte dhe jo ashtu sikundër duhej. Sali B e do Shqipërinë të familjes së tij dhe rrotullakëve të tij! E ky është dallim i madh mes të dyve. Asnjë lidhje mes një ish komunisti si Sali B me Giorgia Melonin, gazetaren e pa korruptuar dhe konservatore në bindje, fituese e zgjedhjeve në Itali! /Nga Besi Bekteshi