Më 22 gusht në Festën e Birrës i ftuar “special” do të jetë Goran Bregoviç. Të shumta kanë qenë reagimet e ahengxhinjëve kosovarë që falë rrjetve sociale paraqiten si artistë të mëdhenj por në fakt i njeh vetëm katundi i tyre, sepse edhe gjuha që këndojnë e që ato i thonë shqipe, zor se ka shqiptarë që e kupton.
Madje ishin ata të cilët refuzuan kategorikisht të ndanin skenën me këngëtarin kroato- boshnjak sepse kënga e tij kalashnikov një këngë me shumë ritëm dhe mjaftë e dëgjuar qënka përdorur si himn nga militarët derb gjë që edhe nëse është e vërtet nuk e bënë fajtor autorin sepse ai nuk ka shkruar për ushtarak por me një qellim krejt tjetër.
Disa prej tyre ishin Dafina Zeqiri, Capital T dhe shumë të tjetë nga Shqipëria si Nojzy, Bojzi, Tojzi dhe dhjtëra të tjerë të cilët anuluan pjesëmarrjen. Pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist kosovar.
Mirëpo, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me artistët e njohur nga Shqipëria. Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie, Orgesa Zaimi.
Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviçin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë.
Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër.