Anëtari i grupimit ‘Për PD-në’, Bislim Ahmetaj, ka thënë se ky grupim po diskuton të propozojë një kandidaturë për kryetar të Partisë Demokratike. Ahmetaj nënvizoi se vetë ai është për zonjën Edith Harxhi.
“Grupimi jonë ka menduar për një kandidaturë. Unë do të doja që ne të kishim kandidaturën e zonjës Edith Harxhit.
Është një emër që i plotëson të gjitha kushtet që të ishte një kandidaturë shumë serioze për të drejtuar PD-në”, tha Ahmetaj për Report Tv.