Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një premtim të madh.
Teksa ka publikuar pamje nga shtëpia re e familjes Lana, e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Rama premton se askush nuk do të mbetet vetëm përballë çdo pabesie.
“MIRËMËNGJES
me shtëpinë e re të familjes Lana, rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe duke ju siguruar se askush nuk do mbetet vetëm përballë çdo pabesie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.