Juristi Romeo Kara la dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh dje se vendosi ta abstenojë votimin për zgjatjen e mandatit të vettingut.
Juristi shkruan se të abstenosh do të thotë se në të vërtetë je kundër zgjatjes së vetttingut. Sipas tij, Kryemadhi i trembet drejtësisë, por njëherazi paralajmëron se të gjithë do të përballen një ditë me drejtësinë.
“Dhe vjen nje dite, kur as masken nuk e mban dot.
Te abstenosh vazhdimin e vettingut sot, eshte njesoj sikur te kesh votuar kunder tij dhe pro murtajes moderne, molepsjes se shoqerise, korrupsionit.
Ky popull dhe ky vend, do te ringrihet vetem nepermjet rivendosjes se drejtesise, prandaj ballafaqimit me të, nuk do t’i shpetoje askush.
“Ashtu si jeni ne rrjesht te tere,
Do te hyni ne ate vërë”…”, shkruan Romeo Kara.