osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Asambleja e FSHF, Pjesa II / Sot futbolli shqiptar voton me president të pezulluar nga gjykata dhe kaos me delegatët

Asambleja e FSHF, Pjesa II / Sot futbolli shqiptar voton me president të pezulluar nga gjykata dhe kaos me delegatët

Asambleja e zakonshme zgjedhore e FSHF që u mbajt më datë 2 mars vendosi që zgjedhjet për postin e presidentit të federatës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të shtyheshin për ditën e sotme, ora 10:00, në po të njëjtin ambient, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të pranishëm në asamblenë e 2 marsit kanë qenë 41 delegatë nga 55 gjithsej. Kështu që, 14 nuk kanë qenë të pranishëm, mes tyre edhe delegatët e Shoqatës së Futbollit Tiranë, dhe gjatë punimeve të asamblesë delegatët e pranishëm janë legjitimuar. Ende mbetet e paqartë situata, sepse akoma kemi një vendim gjykate në fuqi që ka pezulluar nga detyra presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku.

Nga ana tjetër, drejtuesi i asamblesë më 2 mars, Edvin Libohova, theksoi se më 15 mars, pra sot, asambleja do të vazhdojë me të njëjtin numër delegatësh. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Tiranës, Eduard Prodani, pasi zhvilloi asamblenë e shoqatës dhe nxori delegatët, i bëri thirrje FSHF-së që t’i njohë ata delegatë, sepse përndryshe do të ishte një turp i madh që qyteti i Tiranës të mbetej pa përfaqësim në FSHF.