Lulzim Basha ka qenë në qytetin e Durrësit ku ka përcjellë një mesazh për shqiptarët.
Krah numrit një të PD-së në Durrës, Basha njoftoi shqiptarët se sipas tij më 16 shkurt do të rrëzohet qeveria “Rama”.
Lideri i opozitës nënvizon se pasi të vijë në pushtet do të arrestojë kundërshtarin e tij politik.
Basha e shikon protestën si vërshimin më të madh historik.
“Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 shkurtit. Por e shoh që ju jeni bashkuar pa ardhur ende data për interesin e vendit dhe të qytetit të Durrësit.
Institucionet e vendit nuk ju shërbejnë më juve, por vetëm një grusht oligarkëve, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur nga votat tuaja. Koha e fjalëve ka mbaruar. Durrësi mezi po pret. Nga kjo ndërtesë që pritet të çlirohet shumë shpejt jap mesazhin:
Edi Rama largoi deri në datën 15 shkurt sepse në datën 16 populli do të shkulë nga karrigia. Prokuroria shqiptare arresto Vangjush Dakon, pasi në të kundërt në datën 16 prangat do tja vënë qytetarët. Koha për fjalët ka mbaruar vëllezër e motra prandaj merrni fatin e vendit në duart tuaja“, tha Basha.(TemA)
LIVE – Takime me qytetarët e Durrësit për protestën në #16Shkurt #protesto
Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 1 février 2019