Zbulohen 5 faktorë gjenetikë të lidhur me formën më të rëndë të Covid 19. Janë mutacione që krijojnë luhatje në dy gene specifike, dhe janë zbuluar gjatë studimeve të grupit kërkimor të bioteknologjive të avancuara të universitetit të Napolit.
Sipas ekspertëve, teoritë e deritanishme për rritjen e rrezikut, si mosha e thyer, seksi mashkull nuk ishin bindëse që të ishin të vetmet shkaqe që Covid të ishte me shenja klinike më agresive dhe të rrezikshme.
Kështu hipoteza se faktorët gjenetikë kishin një peshë shumë të lartë dhe ndikonin në manifestimin e sëmundjes u hapi rrugë studimeve të mëtejshme. Konfirmimi mbërrin, pas analizave të kryera mbi 1.7 milion qytetarë evropianë .
Analizat bënë të mundur që të dalloheshin disa karakteristika në kromozomin 21 që përkonin me rastet më të rënda të sëmundjes, njkohësisht të vëzhgoheshin edhe 5 mutacionet me aggressive.
Studiuesit thonë se mutacionet e gjetura në këto dy gene TMPRSS2 dhe MX1, të shoqëruara me simptomat më të rënda, mund të shfrytëzohen për të krijuar terapi pikërisht që të veprojnë mbi ta.
Sipas tyre kjo do të ishte mjaft e rëndësishme, pasi përqëndrimi i ilaçeve mund të shpëtojë jetë njerëzish dhe shkenca arrin ta luftojë më mirë virusin që prej një viti fshihte shumë të panjohura.