osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artur Zheji “zari” i Nanos dhe i Metës, si ish- drejtor i RTVSH ka një dosje në prokurori. Si e portretizonte miku i tij Kastriot Myftaraj

Artur Zheji “zari” i Nanos dhe i Metës, si ish- drejtor i RTVSH ka një dosje në prokurori. Si e portretizonte miku i tij Kastriot Myftaraj

 

Artur Zheji dihet nga të gjithë që ka qënë një “zar” i Fatos Nanos sa kohë që ishte kryeministër dhe më pas e në vijim është një “zar” i palëkundur i Ilir Metës.

Nëse Presidenti aktual ka një mesazh për të përcjellë për kundërshtarët e tij politikë apo  partnerët tanë ndërkombëtarë, menjëherë thërret Artur Zhejin që në portalin e tij e përcjell menjëherë.

Zheji e përcjell si një mendim të vetin, me një pathos të paparë dhe të padëgjuar nga një moderator çdo mesazh të Ilir Metës.

Në të vërtetë Artur Zheji ka dy halle të mëdha. E para ka një dosje të vetën në prokurori, ndoshta dosja me jetëgjatësinë më të madhe pa u mbyllur.

Në këtë dosje janë rezultatet e të gjitha auditimeve të KLSH dhe organeve të tjera ligjzbatuese për periudhën ku Artur Zheji ka qënë drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar.

Halli tjetër është se i kanë futur në burg kunatin e tij për aferën e rrugëve. Ku abuzimet me detyrën dhe korrupsioni janë akuzat për të cilat policia ka vënë në pranga, ish-drejtorin e menaxhimit të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, Aleks Qurduku.

Ky është kunati i Zhejit që është në burg dhe ndaj është tërbuar moderatori. Që mbrëmë akuzonte kryeministrin se kishte dhënë urdhër policisë të arrestonte protestuesit kuksianë natën.

Madje u kërkonte falje publikut dhe të ftuarve për padurimin sepse ndërhynte shpesh në emision, duke folur më shumë vetë se sa të ftuarit. Dhe të ftuar ishin avokati i Berishës, Genc Gjokutaj dhe një i dyshuar dhe akuzuar për mospagesë energjie dhe tatimesh për pallatin që ka ndërtuar dhe shpeshherë bën dhe gazetarin invetigativ.

Që Rama ka një milionë të këqia, këtë nuk ka nevojë ta shpjegojë as Zheji dhe askush tjetër. Madje për tërë tarifën e rrugës së Kombit, Edi Rama është fajtori kryesor që dhe njerëzit e varfër të atyre zonave u përdorën, u manipuluan dhe dogjën pajisjet e kompanisë mirëmbajtëse.

Që arrestime bëhen dhe natën, dhe kryesisht natën kjo është përvojë në të gjitha vendet e botës. Por sa i drejtë ishte ky arrestim këtë e vendos drejtësia. Në këtë rast Zheji ka konflikt interesi, pasi ka një dosje në prokurori të pambyllur dhe që mund të hapet nga momenti në moment. Bën fjalë për abuzime miliona dollarë e euro të Zhejit në kohën kur ishte drejtor i Përgjithshëm i RTSH. Kohë e largët, por miku i tij Kastriot Myftaraj na e ka sjellë shumë e shumë afër me një potretizim që i ka bërë Artur Zhejit:

“Kur Nano u bë Kryeministër në vitin 2002 ai e emëroi Arturin Drejtor të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik. Në këtë post, ku Arturi qëndroi për më shumë se katër vite, bëmat e tij janë të tilla që vështirë se ka pasur para tij dhe pas tij ndonjë drejtor tjetër në këtë institucion që të ketë abuzuar me detyrën aq shumë sa Arturi, duke siguruar përfitime të kundërligjshme.

Arturi ishte drejtori i përgjithshëm që është konfliktuar më shumë me sindikatën e institucionit dhe të cilit si askujt tjetër sindikata ia ka denoncuar publikisht abuzimet e tij që arrinin në miliona euro.

Në kohën që Arturi ishte drejtor i përgjithshëm, për herë të parë qëkurse ështe krijuar Radio-Televizioni Shqiptar, kanali televiziv publik nuk transmetoi ndeshjet e Kupës së Botës në futboll që u luajt në Gjermani në vitin 2006.

Kjo ndodhi se Arturi kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me transmetuesin privat me pagesë Digitalb, që t’i linte hapësirë këtij për të marrë ekskluzivitetin e transmetimit të këtij eventi të futbollit botëror.

Kur RTSH e ka të përcaktuar në ligj se duhet t’ i transmetojë pa pagesë evente të tilla sportive. Vetëm për këtë gjë Arturi duhet të hynte në burg për shpërdorim detyre.

Gjatë kohës që Artur Zheji ishte drejtor i përgjithshëm Radio-Televizionit Publik ai bënte një gjë të paparë në botë, që të shfaqej shpesh si analist në televizionet private. Me këtë tregonte se nuk kishte asnjë respekt dhe përgjegjshmëri për televizionin që drejtonte.

Për t’ u dukur se vinte çdo ditë në punë, Arturi, pasi e kalonte gjithë natën deri në mëngjes nëpër kazino, restorante e pube, kur vinte orari zyrtar, shkonte në zyrë, mbyllte derën me çelës dhe shtrihej të flinte në kanape deri pas mesditës, kur dilte nga zyra me pamjen e një njeriu që është lodhur shumë duke bërë punë zyre.

Kur Arturi u largua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në fund të vitit 2006, ai iu afrua Ilir Metës dhe u vu në shërbim të tij si analist “i pavarur” televiziv.

Por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Arturi u bë politikan dhe kandidoi për deputet në listën e LSI-së për Qarkun e Durrësit. Ndonëse Arturi nuk i solli vota LSI-së, ai mori benefite nga ardhja e kësaj partie në pushtet, në aleancë me PD, në 2009.

Arturi u bë drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (agjencia e vetme publike e lajmeve). Edhe këtu nuk qëndroi dot pa bërë abuzime. Shpejt mori një shumë të madhe parash nga qeveria, me ndërhyrjen e partisë, për të bërë disa rinovime në ndërtesën dhe pajisjet e ATSH, por në të vërtetë që të mund të përfitonte diçka…..”, shkruan Kastriot Myftaraj në atë kohë. Shpresojmë të mos ketë ndryshuar qëndrim Kaçi sot./Pamfleti.com