osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artisti i Popullit Robert Ndrenika

Artisti i Popullit Robert Ndrenika

Robert Ndrenika (lindur më 10 janar në 1942) është një aktor shqiptar. Ai është emëruar Artist i Popullit në vitin 1988 . Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa

Jeta
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit.

Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Dramaturgjia kombëtare
Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj
Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Kinematografia
Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936”, “Bolero” etj.

Kolegët
Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Nderimet
Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Pedagogjia
Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Filmografia
Viti Titulli Roli
1966 Oshëtimë në bregdet Gjergji
1968 Horizonte të hapura Azemi
1970 I teti në bronx Xhemali
1972 Kapedani I biri i Xha Sulos
1972 Odiseja e tifozave
1972 Kryengritje në pallat Babai i fëmijëve
1974 Shtigje të luftës Shabani
1974 Rrugë të bardha Ganiu
1974 Duke kërkuar 5-orëshin Zeqo
1977 Shembja e idhujve Kapteri
1978 Koncert në vitin 1936 Fotaqi
1979 Në shtëpinë tonë Stefi
1979 Mësonjtorja Kosta
1980 Një shoqe nga fshati Agush Kalemi
1982 Vëllezër dhe shokë Sokrati
1982 Prefekti Qazim Mulleti
1982 nëntori i dytë karrrocieri i Ismail Qemalit
1982 Besa e kuqe Gjoni
1983 Kohë e largët Anastas Grigori
1984 Nxënësit e klasës sime Kristofori
1984 Shirat e vjeshtës Sotiri
1984 Shi në plazh Come
1985 Tre njerëz me guna
1985 Gurët e shtëpisë sime
1986 Dhe vjen një ditë Zenuni, vëllai i Llano Bletës
1987 Përrallë nga e kaluara Vangjeli
1987 Botë e padukshme Iliazi
2001 Parullat Lleshi
2002 Njerëz dhe fate Betimi, i ati i Florit
2004 Tifozët Dyli
2009 Kronikë provinciale