osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artiste e vlerave të çmuara në krijimtari Melpomeni Çobani

Artiste e vlerave të çmuara në krijimtari Melpomeni Çobani

Nga intervista e dhene me gazetarin Sulejman Dibra më 16/08/2014

Rrëfimi i parë- Fillimet

Isha e vogel rreth pesëmbëdhjetë vjeçë kur për herë të parë mora pjesë në nje komedi me nje akt, “Luiza dhe Sula”, ku luaja rolin e Luizës. Tema për kohen ishte e guximeshme – martesa e çiftit me fe të ndryshme. Pritja që i beri spektatori komedise me beri qe atehere te mendoja seriozishte per rrugen e artit skenik e qe me pas u be realitet me krijimin e Teatrit te Shtetit, ku une, me ndihmen e regjisorit te te gjithe aktorve, Pandi Stillu, u pranova profesioniste ne vitin 1948. Erdha nga grupi teatral i shtypshkrojes ku dhe punoja për dy-tre vitesh. Isha vajze e shkathet e çapkëne, merresha me çdo gjë, me arte, sport, me pikturë por ne fund dashurova artin. Karakteri im i vrullshem dhe çiltersia e shpirtit ishin dy elemente që më bënë mua te pranueshme ne skene, që në fillimet e saj të hershme.

Rrëfimi i dytë – Teatri i Shtetit
Dita e parë ishte ditë e lumturisë sime, pasi tani e tutje do të isha profesioniste e teatrit. Kur hyra ne kolektiv mu duk vetja e vogël, përpara emrave te medhej si Mihal Popi, Pjeter Gjoka, Behije Çela, Loro Kovaçi, Drita Pelingu, Marije Logoreci, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Prokop Mima, etj. Me dy të fundit pata një miqesi me vlera pasi te dy keta aktorë më qëndruan pranë në ngritjen profesionale. Jane dhe aktore te tjere, por butesia e Andon Panos, çiltersia e Pandi Stillos, më bënë shumë shpejt ta ndjieja veten si në shtepinë time të re, por të rregulluar më së miri.

Isha e re dhe përpija çdo frazë te regjisorit, shkoja në shtëpi dhe rikujtoja çdo gjë që kisha kaluar ne oret e provave. Duhet thene se fillimisht fillova me dublimet e shumë roleve të cilat me dhane mundesin per te qene e lirshme e per t’u ambjentu me skenen. Të bën përshtypje fakti se sa herë paraqitej nevoja për të zëvendësuar ndojë aktore, isha e gadshme. Roli i parë në teater i dhënë nga regjia mbetet te komedia “Revizori” e Gogoli e më pas “Motorri” e “Kopshti i Jargavanëve” , “Rrëjet e thella”, e vënë nëëskene nga regjisori sovjetik Kriçko”.

Melpomeni vazhdoi dhe mbeti aktorja më e angazhuar cilësisht dhe rendimentalisht, duke krijuar portretin e vet artistik të gdhenutr ne penelata shumëngjyrshe. Vullneti prej nje njeriu te hekurt te cilin e shfaqte dhe ne jeten e perditeshme, ishte arma me e fort per te dhe siguria per te njohur labirintet e mjeshtis se aktorit. Ne vitin 1950 ajo vazhdoi shkollen dramatike dyvjecare dhe mbaron shkëlqyeshëm. Vitet ecin ne rrjedhën e tyre dhe artistja e jonë shumë shpejt u bë “Artiste e merituar” ku vleresimi ishte maksimal dhe ishte ndër të parat femra artiste me titull.

Artiste e përmasave qe do te mbetej gjate ne sukseset e teatrit por ajo qe i dha madheshtinë e te qenurës aktore e karaktereve te fuqishme ishte Teatri i Estrades, ku njihet si themeluesja e saj, se bashku me Enver Dautin, Lin Ndokën, Ana Kçiren dhe Ramazan Zyberin ose Xanin siç e thërisnim te gjithe e aktor te tjerë. E nuk kaloi shume kohë dhe ajo u shpërblye me titullin e lartë “Artiste e popullit” për të gjithe ato krijime te mrekllueshme qe kishte realizuar në skenë.

Rrefimi i trete – Estrada e Shtetit
Nuk i pëlqeu fillimisht Estrada. Aq e vërtetë eshte kjo sa në fillimet kur institucioni i ri ishte pranë teatrit, ajo luante drama, komedi dhe në teater, por me estraden numer nje dy tre e kater Melpomeni vuri re se spektatori e duartrokiste dhe qeshte me plot shpirti e kjo per dinamizmin aktualitetin kohor qe kishin karakteret dhe ndiente kenaqesi per kete gje. Dhuntitë e saj per te qene nje aktore varjeteje ishin te lindura duke parë parasysh temperamentin e vrulleshem dhe te kapurit e situatave e tipave fluturimthi.

Atehere ajo perfundimisht u shkeput nga teatri per t’ju kushtuar me vullnet e dashuri Estrades, e cila i fali cdo gje të bukur, mbi te gjitha dashurinë e spektatorit qe nuk i mungon edhe sot e kesaj dite. Estrada i solli gezime të medha por dhe vështirësi ne jeten personale, pasi femijet e saj gjezdisën Shqiperine e u rriten skenave te ndryshme, duke ndjekur maman e tyre duke parë me sy sukset e kesaj gruaje te mbushur me sakrifica. Aktore e vlerav të medha arriti të bëjë çudira ne skenen e Estrades, jo vetem ne komedite me nje akt, apo ato të plota, por dhe ne skece monolog e djalogje te ndryshme.

Nuk ka kryer shkolle te larte por kishte fituar eksperiencen e Teatrit dhe ishte nje vrojtuese e jetes ne te gjitha detajet e pikërisht suksesi qendron ne krijime te mbeshtetura ne karaktere të forta popullore. Duke mbartur në veten e saj humor te bollshem, krijone nje atmosferë të këndeshme për shikuesin, i cili e donte ta kishte vazhdimisht ne skene. Aktore me nje djapazon te gjere, me oktavat e zerit që leviznin nga lart poshtë, me nje lirshmeri qe vetem ajo dinte t’i perdorte sipas rethanave e ngjarjeve të krijuara. Këto i krijonin mundesinë të përpunonte fjalën sipas karakterit, aktore ku fjala vinte e paster e me llogjikë, aktore qe ishte si plastelinë në duart e regjisorit. Ndodh që ndoje aktore te gjeje ndojë shprehje humoristike, e cila perkonte me momentin e dites, atehere aktorja e jone e merrte e pershtaste me tekstin e dhene dhe me pase e provonte tek spektatori e kjo vinte sepse dinte te vepronte sic kishte vepruar ne teater ku pantelika e figures ishte gjeja kryesore e aktorit krijues.

Sigurisht, duke qene dhe spontane ne krijim, kerkonte qe baza te ishte puna ne tavolin me te gjitha kerkesat e elementeve te mjeshterisë e pasi ta bente figuren per vete, atehere munde te luante me frazen e spontanitetin e kjo është cilesi e aktorve te mëdhej të humorit. Po te flasim shkurtimisht ne krijimin e personazhit të gruas të zv/ministrit te komedia “Kolltuku Magjik”. Aty do te shikojme se situatat qe krijohen ne marrëdhënie me kolltukun jane aq të çuditeshme sa te krijohet ideja qe kemi te bejme me nje spontanitet artistik apo me nje vijimesi te krijimit. Unë mendoj se ka nje gërshetim te shkelqyer mes te dy elementeve. Fabula e autorit ka nje gjetje intresante, kur sheh se cili personazh do te ulej në kolltuk, do të tjetersohej, pra do biesh ne kundershti me ate cfarë je në të vertetë.

Nëqoftese une ne jete e vlersoi nje njeri po te ulem ne kolltuk them realitetin e vertet qe ndjej per ate. Ky moment mkrijon situatat nga me qesharaket duke i dhene sukses te madhe krijimit te figurave. Krijimi i Melpomenit ishte nje margaritar e te mendosh qe nuk e kishte fillimisht per zemer kete rol, pasi thoshte se ky karakter nuk me pershtatej si aktore. Te qenurit e kundert e asaje qe je, jepte hapësira te pafunde detajesh e mjete te tjera shprehëse. Profesioniste e vlerave te pamata ajo, jovetem e krijoi figuren por mbeti nje nga realizimet me te bukura te artistes Me kujtohet do rivenim ne skenë “Snobizmin” e autorit Spiro Çomora, megjithëse kishim aktore per ta luajtur rolin e plakes modern, keshilli artistik vendosi ta interpretonte perseri Melpomeni per te vetmen aresye se kishte patur nje sukses te jashtezakonshem.

Sekreti ishte mbeshtetja ne tabanin kombëtar, karakteri nga trevat e jugut dhe konkretja me te cilen e trajtonte figuren Kolegu i saj Enver Dauti, thoshtese Melpomeni Çobani. Gjithçka që bënë duket shume realiste, e lirshme e me humor te shëndeteshem te atyre grave te thyera ne moshe qe kerkojne t’i pershtaten realitetit me kontraste ngjyrash. Mendimet snobiste te se mbeses bene qe Meli te krijonte nje grua aq qesharake por njekohesisht dhe te dembshur. Detajet e gjetura, aksentimi i fjales, paraqitja e jashtme etj, ruanin nje unitet por dhe te veçanta sipas situatave qe krijohen e kjo gje shkaktonte humor te shendeteshem. Pasi ishte dhene disa herë me sukses, nje nate ilaritteti nuk pushont e nga bagazhi i saj aktoresk filloi te krijohej nje mini pantomime brenda karakterit te figures dhe aktoret e reja panë se si aktorja mbushte boshllëkun qe u krijua me nje gjuhë humori sa salla nuk pushonte.

Aktori sa here gjendet para ketyre situatave duhet te jete i para përgatitur qe te dije ta kalojë te paprituren. Personazhi mbetet popullor e mjaft i dashur per te gjithe sepse aktorja krijoi nje tip kontradiktues midis te res dhete shkuares se saje, ky kontrast jepet me nje mjeshtri madhore e gjithmon ne raport me shoqerin qe e rrethonte. E duke mos bere loje per vete, gjithmonë kerkonte te dëgjohej parteneri e me pas te veprohej. Vertet Estrada ne krijimin e figurave niset nga e pergjitheshmja tek e veçanta, por kjo nuk do te thotë qe nuk ndiqen te gjitha rregullat e mjeshterisë, sigurisht ne krijimin e figurave ne Estrade temporitmi eshte disa here me i larte se në teater.

“Skicimi i figurave mbi dy procese, ate te njohjes dhe te mjeshtërisë, jane me te rendesishmet”, thoshte artistja. Une kete mendim te saj e kam provuar e me rezultonte i saktë e sidomos per aktoret e rinj, te ardhur ne estrade, duke qene se arti i satires eshte dhe art individual, atehere vështiresia per aktorin e humorit eshte e madhe. Prandaj artistë të kesaj kategorije jane teper dinamikë e me nje temporitem të jashtëzakonshem. Mbështetja në të gjitha elementet e punës në tavolinë përben nje nga sukseset e medha te artistes. Marrim si shembell nje nga perlat e krijimtaris së Melit, Hamide Hanemi.

E ajo përsëri rrëfen: “Unë tekstit te autorit i shtoj dhe tekstin tim qe asnjëherë nuk ia them spektatorit, por e bej me teper per te zevendesuar nentekstin e asaj çfarë dua te them. Dhe kjo me ndihmon ne zberthimin e figures. Ne kete menyre i jap jete tekstit te shkruar te autorit.

Shpesh na ndodh qe ne momente te caktuara te bejme pauza qe kerkojne nje mendim apo nje ide te cilat e kerkojnë kete pushim te shkurter qe aktorit i bie si detyre ta mbushe me nene tekstin qe afrohet. E kete mundesi ta jep vetem zberthimii figures që ke marre persiper te interpretosh.

Po monologet apo djalogjet mos ndjekin te njejten rruge interpretative?
– Po, – përgjigjet aktorja, mjeshtre e disa interpretimeve te pashoqe ne zberthimin e karaktereve te monologve . – Edhe ne monolog,dialog -pantomime e cdo gje tjeter qe ben ne skene eshte veprimi pas veprimit vjen karakteri i tije e me pas te gjitha çfarë lidhet me krijimin e figures, por dhe spontaniteti artistik ka rendesinë e vet, pasi spontaniteti lidhet me pasionin e artistit per momentin kur deklamon monologun Rendesi per trajtimin e figures ne monolog merrr dhe plani i dyte e neneteksti per te dal sa me e qartë ate çfare do te thuash. Por keto arrihen gjithmonë me pune e vullnet, qe për mua kanë qene gjithemon abc-ja e e arritjeve dhe e suksesit.

Shume domethense per aktoren mbetet reagimi I spektatorit, ky reagim lidhet me temporitmin e materilit qe interpreton por dhe me temporitmin e te gjithe shfaqjes. Ne monolog apo djalog ku shperfaqja e karakterit nuk varet shume nga teksti por nga theksi i logjikes apo nga kontrolli i vetvetes per te mos ikur asnje fjalë bosh e për t’i thene gjerat shkoqur, me kuptim. Kush e ka parë filmin “Kapedani” e nuk bindet per ate çfare them. Nje skenëz të vogel ka po me çfarë realizmi e intrepreton fatorinon llafazane por dhe njëkohësisht e regjur me miletin që udhëton me autobus.

Me dy tre detaje ajo zbërthen figuren ne tejskajshmerin e saj, e ketu flasim per krijimin e figures artistike me te gjithë elementet e mjeshtrisë. Por e kishim mendimin ne interpretimin e monologjeve, ku mendimi im eshte se ajo mbetet e perkryer pasi gjithemon kaperdorur logjikën, forcen e zerit, njohjen e asaj qe interpreton gjuhen letrare pa rene ne zhargone a po djalektalizma per te rrëmbyer me cdo kusht suksesin. Po marre si shembull dy monolog Llafazanija dhe Nikoqirja qe per nga interpretimi zevendsonin me dhjetra konferenca,Ironia e satira ishin ne shkallen superiore per me teper qe te dy monologet ishin diematerialsht te kunderta .

Tek nikoqir ja me penelata te forta jep mos pjesmarrjen e gruas ne problemet shoqerore perkundrazi ne knaqesin qe ndjente ne qendrimin ne shtepi duke I nikoqirise me mendimin se bene gjene e duhurduke sakrifikuar vehten. Detajet qe pershkojne monologun, perpunimi I batutes e neneteksti I goditur benin qe salla te shperthente net e qeshura e kjo ishte merit e aktores q ease nje here nuk u rrembye nga e qeshura por nga veprimi dhe zberthimi I situates se krijuar. Ekunderta tek monologue Llafazania interpretimi ishte vlere ne vehte Aktorja nxori jo vetem llafazanen por dhe thashethemen , gtejeshtaren e cdo gje qe lidhej me gruan qe vetem ajo ishte endershmja e drejta dhe gjithemone ngrinte zerin per ta degjuar mehalla dhe hera heres fliste me ze te ulet se coc po tregonte ndonje secret te madh qe kishte ndollur ne mehalle.

Ne kete aspekt mjetet shprehese te aktores ishin aq organike e konkrete sa dukej qe ky tip hasej cdo dite ne cdo vend. Pra dhe ne monolog krijonte figuren artistike. Çdo gjë që bën në skenë aktori kemi të bejmë me figurë artistike. Po te shohim me pas disa nga rolet e interpretuara të saj, shquhen per dinamike perzgjedhje duke na sjellur ne imazh ndryshime brrejsore karakteresh .

Per shembull ne rolet e interpretuara ne drame, kur interpretonte ne Teatrin Popullor, te impononte respekt e heshtje per t’i shijuar sa me mire bëmat e saj. Une them se ajo mbetet aktorja e fytyrave te ndryshuara nga me te mira te krijimtarise shqipetare e kjo ne saje te punes se madhe qe ben ne krijim , ne saje te vullnetit te hekurt Ndonse e kishte interpretuar me qindra here figuren e places moderne tek komedia Snobizmi une shikoja me andje se si ne prova kerkonte ,e vec kerkonte mjete shprehse qe I flisnin momenti Ajo mbetej po Melpomeni qe kishhte qen por ne situate te reja, disahere me e fuqishme dhe me e pjekur. Edashuria e respekti para syve te mije rritej pa kufi per kete artiste e skalitur me margarita r te shdriteshem.

Mbetet e paharruar punan krijuese qe realizoi me partnerin e saj Vegim Xhani. Ndonse kishte vite qe kishte dalë ne pension, perkushtim ne prova e skene ishte model per brezin e ri. Duke qene aktorija “nëne” e Estrades, por nënë dhe për të gjitha aktoret e rja, pasi ishte pa dyshim aktorja e pare shqipetare ne fushen e humorit ajo i jepte rendesite qenurite nje nxenesje para kerkeses se regjisorit, mendimit te partnerit dhe te cdo gjeje qe lidhej me figurën.

Rrëfenjë pas rrëfenje
Duke qene një tip i shkathët, por edhe fakti tjetër se rrjedhte nga nje familje pa paragjykime, e ky fat e ndoqi dhe kur u martua. Ajo u bë promotor i femres shqiptare ne levizjen sportive. Mbetet në të parat vajza që doli me paliceta e ndër të parat qe u muar me sport. Pothuaj në të gjitha disiplinat sportive mbetet themeluesja e skuadres se volejbollit të ekipit “Partizani”, por u detyrua ta lerë sportin pasi zemren ia kishte rrëmbyer teatri e keshtu që detyrimet e shumta ne art nuk e linin te ushtronte dhe sportin, thotë ajo.

“Kam qenë dhe themeluesja e Teatrit të Kukullave, krahas kolegëve te tjerë qe disa erdhen nga Teatri Kombetar. Edhe atje ishte bukur, pasi spektatori ishte kryesishte femijë që jo vetëm habiteshin nga kukullat prej lecke qe iu përgatitnim vete, por edeh kënaqeshin nga loja dhe ngjarja. Mundësi më dha talenti që kisha për picture. Sot unë kame punime te vizatuara ne telajo, me penjë të shumëngjyreshëm”. Dhe une kam patur fatin t’i shoh në shtepinë e saj këto punime që të bënin menjëherë për vete. Nje ditë ndodhi nje ngjarje e veçantë.

Drejtori i Teatrit Metropol e ftoi ne nje cermoni ku inaguroheshin dy dhoma artistesh me emrat “Alqi Kareco” dhe “Melpomeni Çobani”. Alqi, nga ana e tij, i dhuroi teatrit nje piano, kurse Melpomeni, nga ana e saj, një piëture të qendisur bukur e me frymëzim. Dhomat mbajne portretet e dy artisteve të mëdhej të skenës shqipetare e, në veçanti, te estrades qe tashme u bene vite qe nuk ekziston. Ne gjithe kete gjeresi mundesish bie ne sy talenti në të gjitha fushat e artit dhe te sportit e ne nje kohë eshte grua, nënë, gjyshe, po si i arriti këto suksese?! Edhe ne fushen e marrëdhënieve njerezore eshte një talent i veçantë.

E kete ia zhvilloi akoma me shume bashkeshorti i mrekullueshëm Marko Siliqi e, siç thotë ajo “Ka qenë meritë e tij që unë kam arritur këtu ku jam sot. Më ka mbeshtetur kudo dhe në çdo gjë. Që në moshë të vogël femijet e im shoq më ndiqnin në shfaqje, hera- heres dhe shume here ai kujdesej për ta në shtepi. Ai ka qenë artëdashës i madh, njeri me kulturë të gjerë dhe kjo ishte aresyeja qe më kuptonte dhe më vlerësonte. Por asgje nuk do kishte kuptim pa marrëdhenin time me shoqerinë e kolegët që, pa dyshim, ishin gjëja tjetër më e shtrejte për mua. Miqësia me ta dhe gjate kësaj kohe më mbane gjallë dhe të re në shpirt. Unë kam hyrje – dalje me Anita Taken, Skënder Plasarin e me shumë të tjere qe per momentet kur jemi bashke, kujtojme rininë tone, me “bëmat” e asaj kohe”.

Kjo artiste e gëdhendur në copëra shkëmbenjsh e margaritarë plot ngjyra, do të mbetet emblema e skenës shqiptare e, njëkohësisht, akademi e studentëve për nga mënyra sesi punonte ajo me figurën artistike. Dhe ku? Në Estradë që brenda orës arrinte te interpretonte pesë apo gjashte karaktere të ndryshme. E kjo quhet Melpomeni Çobani. Aktore e mijëra roleve në pritje për të realizuar të tjera karaktere, pasi gëzon shëndet të plotë, mençuri e fisnikëri me bollëk.